Në shkurt vlerësimi i Sistemit nacional statistik

Shkup, 13 janar 2016 (MIA) - Shfrytëzuesit janë në përgjithësi të kënaqur nga shërbimet e Entit shtetëror të statistkës (ESHS), tregojnë rezultatet nga tre anketat e zbatuara deri më tani, në vitin 2009, 2012 dhe 2015.
Siç kumtoi sot zëvendës-drejtori Dejan Stankov pas hulumtimit të fundit të mendimit publik, ESHS e ka ridisenjuar faqen dhe e ka bërë shumë më të kapshme.
"Çdo mendim për ne është relativ dhe ne përpiqemi të bëjmë ndryshime të caktuara, sidomos atje ku janë të theksuara çfarëdo qoftë dobësi. Është interesante që opinioni, kur ka nevojë, kryesisht shfrytëzon dhe i referohet të dhënave statistikore për vendin nga Eurostati, edhe pse ato praktikisht janë tonat, të hartuara nga Enti Shtetëror i Statistkës, të valorizuara përmes Eurostatit", tha Stankov.
Anketa e ardhshme për mendimin e shfrytëzuesve është parashikuar për më 20 janar, ndërsa përmirësimi dhe avancimi i ueb faqes planifikohet për vitin 2018.
Pyetësorë për atë se sa janë të kënaqur nga shërbimet e ESHS, u janë dërguar përfaqësuesve nga bashkësia e biznesit (oda ekonomike, subjekte afariste), shkenca (universitetet, sidomos fakultetet ekonomike), studentët, mediat....

Ai informoi se nga 13 deri më 17 shkurt të këtij viti do të zbatohet i ashtuquajturi Vlerësim partner i Sistemit nacional statistik i Republikës së Maqedonisë nga ana e ekspertëve-evaluatorëve nga Eurostati.
Vlerësimi partner në Maqedoni zbatohet për herë të dytë, i pari ka qenë në vitin 2010 si pjesë e projektit, me të cilin janë përfshirë vendet-kandidate dhe kandidatet potenciale për anëtarësim në BE, si dhe vendet nga Programi evropian për fqinjësi. Atëherë janë marrë parasysh shtatë nga gjithsej 15 parimet e Kodit për punë të Statistikës evropiane.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail