Bora i ka mbrojtur të mbjellat vjeshtore, i ftohti kërcënim për vreshtat dhe frutat e reja

Shkup, 13 janar 2016 (MIA) - Shtresa e formuar e borës gjithkund në Maqedoni i ka mbrojtur të mbjellat vjeshtore nga temperaturat ekstreme minimale, por i ftohti polak mund të shkaktojë ngrirje tek vreshtat e reja dhe pemët frutore, sidomos përgjatë Vardarit dhe në Maleshevi.
Siç informoi DPHRM temperaturat e ulëta, të cilat në rajonet Manastir dhe Shtip kanë arritur - 24,6 dhe -20.6 gradë, janë më të lartat nga të dhënat historike dhe mesatarja shumëvjeçare, - 30,4 gradë në Manastir dhe -22,7 në Shtip.
"Qëndrueshmëria e të mbjellave në kushte të këtilla është shumë më e madhe nga këto temperatura të matura. Por, temperaturat minimale të vërejtura në periudhën e kaluar, prej -10 në Gjevgjeli deri në -28 në Berovë dhe -16,6 në Demir Kapi, tregojnë në rrezik nga ngrirja e pjesërishme e sythave tek vreshtat e verës, sidomos tek të mbjellat e reja. E ngjashme është gjendja edhe me të mbjellat e pemëve në Maleshevi ku temperaturat kanë qenë më të larta prej -18 gradë, ndërsa qëndrueshmëria e llojeve të frutave me fara është prej -25 deri -35, sidomos tek të mbjellat e reja, të cilët kanë sasi më të madhe të lëngjeve në trung dhe në degë dhe janë më të nënshtruara në ngrirje", thonë agrometeorologët.
Sipas tyre, dëmet eventuale nga ngrirja në këtë moment nuk mund të konstatohet derisa nuk fillon krasitja pranverore ku mundet edhe në mënyrë shtesë të korrigjohen gjendje të caktuara.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail