Ivanov: Është i nevojshëm bashkëpunim i forcave tona të sigurisë me Egjiptin

Shkup, 16 janar 2017 (MIA) - Është i nevojshëm bashkëpunimi i forcave të sigurisë së Maqedonisë me Egjiptin dhe forcat tona të armatave, i cili deri më tani është i jashtëzakonshëm, vlerësoi presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i cili në Egjipt merr pjesë në Forumin ndërkombëtar dedikuar sigurisë gjatë ekstremizmit dhe dhunës.
"Deri më tani kemi me të vërtetë bashkëpunim të jashtëzakonshëm në sferën e sigurisë, sepse këmbejmë informacione dhe përvoja në lidhje me kërcënimet që i kemi edhe Egjipti edhe ne. Egjipti, në mjedisin e tij ka kërcënime nga migrimi i paligjshëm, armata është në kufirin jugor, ku e mbron luginën e Nilit nga Briri i Afrikës ku miliona njerëz janë nxitur që të shkojnë drejt Evropës", ka deklaruar Ivanov, duke shtuar se armatat e dy vendeve e kanë njërin nga rolet kyçe.
Presidenti i Maqedonisë, siç kumtoi Kabineti i tij, ka theksuar se Armata e tyre ka rol ashtu siç ka edhe Armata jonë.
Shefi i shtetit të Maqedonisë theksoi se sipas raporteve të KB-së, numri i banorëve në Afrikë vazhdimisht do të rritet dhe se me këto kërcënime do të përballemi edhe në vitet dhe dekadat e ardhshme.
Maqedonia si vend do të vazhdojë të marrë pjesë në forume të tilla dhe të japë kontribut, me atë që ne e kemi si përvojë, në përballjen me emigrimin e paligjshëm dhe me kërcënimet nga grupet ekstreme dhe terroriste, porositi presidenti i Maqedonisë.
Ivanov theksoi se Republika e Maqedonisë dhe Egjipti e kanë intensifikuar bashkëpunimin në shumë sfera nga interesi i përbashkët dhe se në takim me presidentin Al SiI, kanë biseduar për përparimin e kornizës ligjore me qëllim të thellimit të bashkëpunimit dhe në sferën e turizmit, bujqësisë dhe arsimit.
Këtë vizitë të punës, që vijon pas vizitës zyrtare të presidentit të Maqedonisë në Egjipt, Ivanov e vlerësoi si jashtëzakonisht të suksesshme.
Presidenti theksoi se qëllimi i forumeve të tilla është që të gjenden zgjidhje dhe mënyra të përbashkëta për tejkalimin e sfidave dhe kundërshtimeve të kërcënimeve në shekullin 21 me të cilat përballen të gjitha vendet e botës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail