Më ftohtë në Berovë -18 gradë, më shumë borë në Mavrovë 79 centimetra

Shkup, 21 janar 2017 (MIA) - Temperatura më të ulëta mëngjesin janë matur në Berovë - 18 gradë Celsius, pastaj në Shkup dhe Mavrovë - 13, në Kumanovë -11 dhe në Llazaropole - 10 gradë Celsius. Temperaturë më të lartë nga 0 gradë mëngjesin e sotëm është matur në Ohër.
Mbulesë më të ulët të borës mëngjesin e sotëm është matur në Mavrovë ku ka 79 centimetra borë, pastaj në Llazaropole dhe Pozharan 55, në Gjurishte 46, në Krushevë 36 centimetra...
Moti në Maqedoni është me vranësira mestare. Në Demir Kapi dhe Pozharan ka mjegull me dukshmëri të kufizuar horizontale, ndërsa në fushëgropën e Shkupit dhe Strumicës, si dhe në Pellagoni mjegull të dobët. Në disa vende fryn erë e dobët nga drejtimi verior.
Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla, në orët e paradites me mjegull nëpër disa fushëgropa. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 0 deri në 6 gradë, ndërsa nëpër vendet me mjegull do të jetë nën zero gradë.
Në Shkup mot do të jetë me vranësira mesatare, paradite me mjegull të dobët. Temperatura maksimale do të arrijnë deri -2 gradë.
Nesër dhe të hënën moti do të jetë stabil me temperatura të ulëta të cilat në disa vende do të zbresin nën -10 gradë, posaçërisht nesër kur do të zbresin në interval nga -20 deri në -7 gradë. Paradite nëpër disa fushëgropa do të ketë paraqitje të mjegullës. Të martën dhe mërkurën do të ketë reshje të përkohshme kryesisht të borës me intensitet të dobët, ndërsa në disa vende me intensitet mesatar. Deri në fund të javës së ardhshme të punës temperaturat e ditës do të jenë në rënie.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail