Më së ftohti në Berovë dhe Manastir me minus 16 gradë

Shkup, 23 janar 2017 (MIA) - Më së ftohti sot në mëngjes, në orën tetë është në Berovë, ku janë matur minus 16 gradë Celsius, ndërsa më shumë borë ka në Mavrovë, ku shtresa e borës është 72 centimetra. Pesëdhjetë e katër centimetra borë ka në Llazaropole, 50 në Pozharan, 44 në Gjurishte, 34 në Krushevë, 33 në Tetovë..., informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).
Minus 13 gradë janë matur në Manastir, minus 12 në Mavrovë, minus 11 në Pozharan, minus 10 në Strumicë, minus 9 gradë në Kumanovë dhe Kriva Pallankë, minus 8 në Tetovë, Dibër, Vinicë, Gjurishte, minus 7 në Prilep, Topollçan, Llazaropole, minus 6 në Krushevë, Shkup dhe Shtip, minus 5 në Dmeir Kapi, minus 2 në Dojran dhe Pretor, minus 1 në Gjevgjeli, ndërsa zero gradë në Ohër.
Sipas parashikimit të DPHM-së, moti sot do të jetë paradaite me diell dhe vranësira të pakta, ndërsa vetëm diku-diku, në mëngjes, nëpër fushëgropa do të jetë me mjegull dhe me vranësira të ulëta. Do të fryejë erë kryesisht nga drejtimi verilindor. Në orët e pasdites do të ketë periudha më të shpeshta me diell. Pasdite vranësirat nga jugperëndimi do të zgjerohen çdokund. Në orët e natës do të fillojnë reshje të dobëta të borës nga jugperëndimi i vendit. Temperaturat do të jenë prej 1 deri 5 gradë.
Në Shkup paradite do të jetë me mjegull me vranësira të ulëta në orët e mesditës me periudha me diell, ndërkaq pasdite kryesisht me vranësira. Do të fryejë erë kryesisht nga drejtimi verilindor. Pasdite vranësirat nga juglindja do të zgjerohen çdokund. Temperatura do të jetë deri 1 gradë.
Sot në orët e natës, e më pas edhe të martën dhe deri të mërkurën deri në fund të ditës do të ketë reshje të kohëpaskohshme të dobëta të borës, ndërsa nga jugperëndimi dhe drejt jugut edhe me intensitet të matur. Të martën gjatë ditës në juglindje sërish kohë pas kohe do të ketë reshje të shiut. Të martën dhe të mërkurën temperaturat e mëngjesit pak do të ngriten, ndërsa më pas prej të enjtes temperaturat e mëngjesit sërish do të shënojnë rënie, ndërsa gjatë fundjavës do të ketë gjithnjë e më shumë periudha me diell.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail