Plomp: Të mos humbet kohë dhe të formohet qeveri

Shkup, 15 shkurt 2017 (MIA) - Ambasadori holandez në Maqedoni Vauter Plomp sot e përsëriti qëndrimin e eurokomisarit Johanes Han se nuk ka kohë për të humbur lidhur me formimin e qeverisë së re në vend dhe potencoi se kjo tani është në duart e të gjitha partive politike dhe se varet prej tyre. Qeveria e re, sipas tij, duhet të jetë reformatore dhe të përqëndrohet në përgjegjësi dhe llogaridhënie.
"Lidhur me ngjarjet e fundit dhe negociatat për formimin e Qeverisë së re, mund vetëm ta përsëris qëndrimin e eurokomisarit Johanes Han, e ai është se nuk ka kohë për të humbur. Në të njëjtën kohë mund të them se kjo varet vetëm nga partitë dhe se është në duart e politikanëve", tha ambasadori holandez.
Holanda, tha ai, shpreson që Maqedonia të ketë qeveri e cila tërësisht do t'i përkushtohet reformave.
"Dhe jo vetëm reforma, gjithsesi, një nga punët më të rëndësishme në të cilat qeveria e re duhet të përkushtohet, është përgjegjësia dhe llogaridhënia. Kur flasim për llogaridhënie kjo do të thotë përkrahje nga të gjithë aktorët, si gjykatat, që të mund PSP-ja ta kryejë punën e vet në mënyrë të pavarur", tha Plomp.
Holanda, përkujtoi ai, është përkrahës i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në procesin e të gjitha reformave për anëtarësim të vendit në BE.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail