Debat rajonal për përforcimin e partneritetit ndërmjet organizatave rinore

Shkup, 21 shkurt 2017 (MIA) - Identifikimi i praktikave të mira, politikave dhe masave për përfshirje të të rinjve si pjesë aktive e shoqërisë përmes përforcimit të partneritetit ndërmjet organizatave qytetare dhe faktorëve të ndryshëm rreth procesit të programimit, implementimit dhe monitorimit të Instrumentit për ndihmë inkuadruese për periudhën 2014 - 2020.
Këto janë qëllimet e diskutimit rajonal "Angazhime rinore në bashkësi, Rajoni planor i Shkupit" që u mbajt sot në Shkup në organizim të IPA2 Mekanizmit për organizata qytetare.
Menaxheri projektues i IPA mekanizmit për organizatat qytetare, Aleksandar Kolekeski nga "Evrotnik" tha se në mekanizëm bëjnë pjesë 229 anëtare nga Maqedonia me fokus të ndryshëm të veprimit.
Theksoi se qëllimi kryesor është të rinjtë të kontribuojnë në krijimin e programeve dhe aksioneve dhe përmes bashkëpunimit të avancohet shfrytëzimi i fondeve evropiane, sepse ka mjete nga IPA të cilat shfrytëzohen pamjaftueshëm dhe kthehen në buxhetin e BE-së.
Përfaqësuesja e Delegacionit të BE-së, Irena Ivanova tha se programi ka dy komponente kryesore dhe atë bashkimin qytetar dherigrantimin.
Përfaqësuesja e mekanizmit IPA 2 për sektorin e arsimit, punësimit dhe politikës sociale, Biljana Dukovska tha se nëse në vitin 2012 mbi 73 e të[ rinjve aspak nuk janë angazhuar në mjediset e veta, sot organizimi i platformave të mëdha rinore tregon se të rinjtë e dinë çka dëshirojnë dhe kërkojnë mekanizma se si të dëgjohen në krijimin e politikave të cilat kanë të bëjnë me zhvillim lokal dhe shoqëror.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail