VMRO-DPMNE: Kopshti i ri i fëmijëve në komunën Qendër i ndërtuar në mënyrë jocilësore

Shkup, 21 shkurt 2017 (MIA) - VMRO-DPMNE-ja sot akuzoi se kopshti i ri i fëmijëve në komunën Qendër, për të cilin janë shpenzuar dy milionë denarë, është ndërtuar në mënyrë jocilësore.
"Kalldrëmi në oborr tanimë tërësisht është shkatërruar. Automobilat kalojnë dhe parkojnë mbi të çdo ditë. Po mbushet me ujë edhe gjatë reshjeve më të vogla të shiut", theksoi Ilija Ilijovski, kryetar i KK të VMRO-DPMNE-së nga Qendra.
Ai shtoi se kryetari i komunës së Qendrës, Andrej Zhernovski shpenzon të holla nga qytetarët për ndërtim të kopshteve jocilësore dhe rrugëve të boemëve dhe për ndërtim të shkollës e cila ende nuk është ndërtuar.
"Të merrej vetëm pak me nevojat e banorëve të Qendrës, komuna Qendër nuk do të ishte me më pak projekte kapitale nga të gjithë komunat", tha Ilijoski.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail