Zaev: Janë siguruar nënshkrimet për mandat për qeveri të re

Shkup, 23 shkurt 2017 (MIA) - Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev sot deklaroi se veçmë janë siguruar nënshkrimet për dhënien e mandatit për formimin e qeverisë së re.
Sipas tij, ka mbetur edhe një pjesë e vogël e negociatave me Bashkimin Demokratik për Integrim rreth formimit të qeverisë. Zaevi beson se për dhjetë deri 15 ditë Maqedonia do të ketë qeveri të re të kryesuar nga socialdemokratët.
"Tani janë siguruar nënshkrimet për dhënie e mandatit. Besoj se kanë mbetur një pjesë e negociatave rreth formimit të qeverisë, sepse çështjet më të rëndësishme, ndërsa ato janë programi i ardhshëm qeveritar, platforma e socialdemokratëve, platforma e partive politike shqiptare, ligji për përdorimin e gjuhëve janë harmonizuar", deklaroi Zaevi, i cili sot në Sarajevë është në ndarjen e mirënjohjes për kryebashkiak më i mirë.
Kjo, sipas liderit të lSDM-së, kanë qenë çështjet qenësore. "Mbetet të ulemi me kryetarët e partive të tjera të dakordohemi për dikasteret, për kuadrot në pjesën e qeverisë dhe besoj se për dhjetë deri 15 ditë Maqedonia do të ketë qeveri të re të kryesuar nga soacialdemokratët", theksoi Zaev.
Mbrëmë, shtoi ai, udhëheqësia e BDI-së ka marrë vendim t'i sigurojnë dhe t'i dorëzojnë nënshkrimet.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail