Kuçi - Shanavi: Maqedonia ka imazh pozitiv në Egjipt

Shkup, 23 shkurt 2017 (MIA) - Mundësitë e rritjes së bashkëpunimit mes dy vendeve në sferën e turizmit, energjetikës, tregtisë dhe mineraleve ishin temat kryesore në takimin e sotëm të ministrit të Ekonomisë Driton Kuçi dhe delegacionit nga Republika Arabe e Egjiptit, i kryesuar nga Ambasadorja e Egjiptit në Maqedoni, me seli në Sofje, Manal Xheina El Shinavi.
Siç njoftoi Ministria e Ekonomisë, u diskutua për mundësimin e lëshimit të një linje fluturimi çarter që do të kontribuonte në rritjen e numrit të turistëve në të dyja vendet, duke nënvizuar nevojën e takimeve B2B mes kompanive dhe operatorëve turistikë nga të dy vendet për të promovuar atraksionet turisti
Ministri Kuçi e njoftoi delegacionin egjiptian me potencialet turistike të vendit tonë, me kushtet e volitshme që ofrohen për investuesit e huaj dhe me projektet e energjetikës, ku kompanitë nga Egjipti do të mund të participonin në ndërtimin e tyre.
Ndërsa Ambasadorja El Shinavi tha se Maqedonia në Egjipt është e njohur si vend me atraksione të bukura natyrore për tu vizituar duke shtuar se edhe njerëzit që nuk e kanë vizituar asnjëherë Maqedoninë kanë mendim pozitiv sepse i tillë është krijuar imazhi nga ata që kanë vizituar atë.
Në kuadër të delegacionit, ishte edhe shefi i zyrës tregtare të Egjiptit për Evropën Lindore,me seli në Bukuresht-Rumani, Rauf Abdel Rahman dhe këshilltari politik Mohamed Mohsen Amin.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail