Grubi: BDI dhe Ahmeti nuk kanë asnjë gisht në ngjarjen e Kumanovës

Shkup, 29 shkurt 2017 (MIA) - Deputeti i BDI-së Artan Grubi do të nisë një iniciativë në Kuvend për përgjegjësinë e drejtuesve të Agjencisë për Zbulim për rastin e Kumanovës, njofton Aktuale.mk.
Siç thotë deputeti Grubi dëshmitë e protagonistëve e konfirmojnë në tërësi që BDI dhe kryetari Ahmeti nuk kanë asnjë gisht të vetëm në këtë ngjarje tragjike.
“Gjykimi i deritanishëm në rastin e Kumanovës nëpërmjet prezentimit të dëshmive nga ana e protagonistëve të ngjarjes po zbulon të vërtetën shokuese për përfshirje mashtruese në këtë rast të agjentëve të Agjencisë për Zbulim, që është nën kompetencat e Presidentit Ivanov.
Në cilësinë e deputetit, do të nis një iniciativë në Kuvend për përgjegjësinë e drejtuesve të Agjencisë për Zbulim në këtë rast kaq të rëndë.
Njëkohësisht, dëshmitë e protagonistëve e konfirmojnë në tërësi që BDI dhe kryetari Ahmeti nuk kanë asnjë gisht të vetëm në këtë ngjarje tragjike.
Prandaj miq, e vërteta po del në shesh përkundër gjithë fushatës së tmerrshme dhe të papërgjegjshme mediatike dhe opozitare” ka shkruar deputeti i BDI-së, Artan Grubi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail