Anketë e IHPSH: Zgjedhjet nuk e zgjidhën krizën, nevojiten të reja

Shkup, 23 mars 2017 (MIA) - Shumica e qytetarëve në Republikën e Maqedonisë konsiderojnë se me zgjedhjet që u mbajtën më 11 dhjetor të vitit të kaluar nuk është tejkaluar kriza politike. përqindja më e madhe e tyre konsiderojnë se zgjedhjet e reja parlamentare së bashku me ato lokale janë zgjidhje për krizën aktuale, tregojnë rezultatet nga anketa telefonike e Institutit për hulumtime politike Shkup (IHPSH).
Në pyetjen nëse zgjedhjet kanë ndihmuar në tejkalimin e krizës, negativisht janë deklaruar 65,5 për qind, pozitivisht 23,2, ndërsa 11,3 për qind nuk e dinë.
Për zgjehdje të reja si zgjidhje e krizës janë deklaruar 45,8% e qytetarëve, 35,5 % konsiderojnë se zgjidhja është që presidenti Ivanov t'ia japë mandatin Zoran Zaevit.
Nga qytetarët maqedonas etnik, 55,6% konsiderojnë se zgjedhjet e reja janë zgjidhje për krizën, ndërsa 30,2% se ajo do të tejkalohet me dhënien e mandatit Zaevit. Nuk kanë përgjigje apo nuk e dinë se çka do ta zgjidhte krizën 14,2% nga maqedonasit etnik. Tek shqiptarët etnik, ndërkaq, mbisundon qëndrimi se dhënia e mandatit për Zaevin është zgjidhja e krizës, për çka janë deklaruar 55,5%, ndërsa vetëm 9,2% konsiderojnë se nevojiten zgjedhje të reja. Se janë pa përgjigje apo nuk e dinë janë deklaruar 35,3%.
Pjesa më e madhe e qytetarëve - 56,5% e arsyetojnë Ivanovin dhe vendimin e tij për të mos ia dhënë mandatin liderit të LSDM-së, 29,8% konsiderojnë se kjo nuk është në rregull, ndërsa 13,7% nuk kanë përgjigje.
Në anketën e IHPSH qytetarët janë përgjigjur edhe në pyetjen lidhur me punën e PSP-së. Të pyetur me cilin nga pohimet e dhëna dakordohen, 50% janë deklaruar se PSP është nën ndikim të caktuar dhe kontroll, prej të cilëve 24,5% se është nën kontroll të LSDM-së, ndërsa 25,5% se është nën kontroll të të huajve. Nga të anketuarit, 33% janë deklaruar se punon pavarësisht dhe profesionalisht, ndërsa 17,1% nuk e dinë apo nuk kanë përgjigje.
Të ndara janë mendimet nëse PSP-së duhet t'i vazhdohet mandati. Nga të anketuarit, 41,7% janë deklaruar se nuk duhet, 40,6% se duhet të vazhdohet mandati, ndërsa 17,6% nuk kanë përgjigje.
Tek maqedonasit etnik, 52% konsiderojnë se nuk duhet të ketë vazhdim të mandatit të PSP-së, 29,7% se duhet, ndërsa 18,3% nuk kanë përgjigje. Tek shqiptarët etnik, ndërkaq, 80,7% konsiderojnë se duhet t'i vazhdohet mandati, vetëm 5% se nuk duhet, ndërsa 14,3 nuk kanë përgjigje.
Pjesa më e madhe e të anketuarve apo 54,5% konsiderojnë se në krahasim me para një viti, gjendja plotësisht është përkeqësuar, 17,8% se ka mbetur e njëjtë, 18,9% se ngadalë po kthehet në normale, ndërsa 8,8% nuk kanë përgjigje.
IHPSH ka hulumtuar edhe për besimin e politikanëve tek qytetarët. tek maqedonasit etnik, besim më të madh prej 32,9% ka Nikolla Gruevski, më pas Zoran Zaev me 15%, Gjorge Ivnaov me 3,9% dhe Ali Ahmeti në të cilin besojnë 0,2% e të anketuarve. Në Bilall Kasamin, Menduh Thaçin dhe Ziadin Selën besimi është nën një për qind, ndërsa në asnjërin nuk besojnë 27% e qytetarëve, për ndonjë tjetër janë deklaruar 1,9% dhe nuk e dinë apo nuk kanë përgjigje 19,1%.
Tek shqiptarët etnik, ndërkaq, besim më të madh gëzon Ali Ahmeti me 20% dhe Zoran Zaev 8,4%. Në Ziadin Selën besojnë 4,2%, menduh Thaçin 3,8% dhe Bilall Kasamin 5%. Një pjesë e madhe e shqiptarëve etnik - 46,2% nuk besojnë në asnjërin prej tyre, për tjetër janë deklaruar 2,5%, nuk kanë përgjigje 9,7%. për Ivanovin dhe Gruevskin nuk janë deklaruar asnjë nga shqiptarët etnik.
IHPSH anketën e ka kryer në periudhën prej 10 deri më 13 mars të këtij viti në 1.100 të anketuar të moshës madhore.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail