Ditë e tretë debat për zgjedhje të kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për zgjedhje dhe emërime

Shkup, 29 mars 2017 (MIA) - Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot dita e tretë me radhë e vazhdoi seancën konstituive për zgjedhje të kryetarit, zëvendës kryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve.
Në replikat e fjalimit të djeshëm të deputetit Ilija Dimovski, deputetët nga VMRO-DPMNE-ja kërkuan qartë të thuhet se çka është marrë vesh mes LSDM-së dhe BDI-së dhe shtuan se "dalja e vetme nga kriza politike është mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare së bashku me ato lokale".
Gjatë debatit, deputeti Ejup Alimi nga BDI-ja e lexoi përmbajtjen e marrëveshjes së partive politike shqiptare, me qëllim që të shmangen dilemat.
"Që të shmnagen dilemat dhe të mos fitohen pika ditore politike dhe të mos ngriten tensionet mes dy bashkësive shumicë që janë në këtë shtet, këto janë program dhe platformë të partive politike shqiptare dhe zgjidhja e atyre problemeve do të sjell deri te demokratizimi i shoqërisë", tha Alimi.
Ai potencoi se kjo marrëveshje parashikon arritjen e barazisë së tërësishme në pajtim me Marrëveshjen e Ohrit, zbatimin e parimit të multietnicitetit në Kushtetutë, arritjen e barazisë së tërësishme gjuhësore, përdorimin e gjuhës shqipe në të gjitha nivelet e pushtetit dhe garancë për zbatimin e tij si e drejtë fundamentale dhe kushtetuese.
Alimi tha se në Kushtetutë duhet të konfirmohet se gjuha maqedone dhe alfabeti i saj cirilik dhe gjuha shqipe dhe alfabeti i tij janë gjuhë zyrtare në Republikën e Maqedonisë.
Sip tha ai, është e domosdoshme edhe debat gjithëpërfshirës për flamurin, himnin dhe stemën shtetërore me qëllim që të reflektohet multuetniciteti dhe barazia etnike shoqërore. Propozohet edhe miratimi i rezolutës në Kuvend, ku, siç tha, do të dënohej gjenocidi mbi popullin shqiptar në periudhën prej vitit 1912 deri në vitin 1956. Propozohet edhe arritje e barazisë ekonomike dhe zhvillim të barabartë rajonal, formim të ministrisë për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, përfaqësim i drejtë në organet për siguri, ushtri, zbulim dhe jurisprudencë.
Deklarata parashikon edhe zbatimin e reformave në pajtim me marrëveshjen nga Përzhino, rekomandimet e Probesë dhe të KE-së, si dhe rekomandimet nga qasja qasëse në nivel të lartë me BE-në. Pjesë e rëndësishme është edhe përkrahja për punën e Pokurorisë speciale publike. Kërkohet edhe zgjidhje e kontestit me emrin me të drejtë ndërkombëtare dhe përfshirjen e shqiptarëve në grupin punues për negociata të drejtpërdrejta me Greqinë, si dhe zhbllokim të rrugës drejt integrimit të tërësishëm në NATO dhe BE.
Sipas Ilija Dimovskit nga VMRO-DPMNE-ja "kjo është konfirmim se ka platformë" dhe kërkoi stenofgram nga fjalimi i deputetit Alimi, në çka kryesuesi i Kuvendit , Trajko Veljanovski paralajmëroi se stenogramin do ta marrin gjatë pauzës së pasditës.
Seanca vazhdon pas pauzës së rregullt njëorëshe.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail