Bild: Vendimi është në Kushtetutë

Shkup, 18 prill 2017 (MIA) - Bashkëkryesuesi i Këshillit Evropian për marrëdhënie të jashtme dhe ish-kryeministër dhe shef i diplomacisë së Suedisë, Karl Bild pas takimit të sotëm me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev deklaroi se çelësi për zgjidhjen e çdo problemi është në Kushtetutë, e cila ekziston në çdo vend demokratik dhe duhet të respektohet.
"Keni Kushtetutë, kishte zgjedhje. Kushtetutë, e cila është e harmonizuar me atë të BE-së, e kjo ndonjëherë mund të paraqet problem, këtë e kemi të njohur", deklaroi Bild.
Për gjithçka, potencoi ka zgjidhje dhe pa dallim nëse bëhet fjalë për Maqedoninë, Greqinë, Suedinë, çelësi për zgjidhjen e problemi është gjithmonë në Kushtetutë. Maqedonia është e kryesuar nga maqedonasit, por Maqedonia dëshiron të bëhet anëtare e BE-së, gjegjësisht t'i vazhdojë bisedimet dhe unë personalisht e mbështes në këtë proces me vite. Këtu është kuptohet problemi me emrin, por edhe probleme tjera që duhet të zgjidhen. Ekzistojnë standarde demokratike, që duhet respektohen, nëse doni të jeni pjesë e BE-së", deklaroi Bild.
Ai tha se për të ka qenë kyçe që të takohet me përfaqësuesi e partive dhe se nuk i ka të njohura qëndrimet e presidentit Gjorge Ivanov, me të cilin, siç tha ka qenë koshient se nuk do të takohet.
Bashkëkryesuesi i Këshillit Evropian për marrëdhënie të jashtme dhe organizatë joqeveritare që merret me analiza politike, do të realizojë takim edhe me përfaqësues të BDI-së, BESË-s dhe të VMRO-DPMNE-së.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail