Fushatë "JO për selfi në tren - Vlen të jetosh"

Shkup, 21 prill 2017 (MIA) - Përmes fushatës "JO për selfi në tren - Vlen të jetosh" HM Transport SHA Shkup do t'i edukojë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Shkup për rreziqet nga fotografimi në vagonat në deponë e HM Transport, pas rastit të paradokohshëm ku nga goditja e rrymës vdiq një djalë 15-vjeçar.
Fushata filloi sot në shkollën e mesme shtetërore "Vllado Tasevski" ku nxënësve u janë ndarë dhe prezantuar afishe dhe video prezantime me porosi "pengoje shokun tënd të dëshmohet" dhe 25 KV = në 25.000 V ose 5.000 herë më shumë se sa e mbushni telefonin e juaj. Janë përgatitur ekipe të cilat do t'i vizitojnë shkollat fillore dhe të mesme në Shkup dhe do të bëjnë vërejtje në rreziqet nga instalimi elektrik te trenat.
"Do të veprojmë në mënyrë edukative ndaj njerëzve të rinj që ta shfrytëzojnë trenin si mjet transportues, e jo për ngjitje në kulmet dhe fotografim. Kmi vende shumë më të bukura për fotografim se trenat dhe në Maqedoni ku mund të shkojmë me tren, të dalim jashtë dhe të bëjmë fotografi", tha Igor Korunovski, drejtor i HM Transport.
Siç tha ai, nëse ka nevojë, fushata "JO për selfi në tren - Vlen të jetosh", do të zbatohet edhe në qytetet tjera.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail