Ivanov apelon për qetësi, bën thirrje për takim të liderëve

Shkup, 27 prill 2017 (MIA) - Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov sonte në fjalimin drejtuar opinionit bën apel për qetësi dhe i bëri thirrje liderëve të partive parlamentare në takim të liderëve nesër në kabinetin e tij, me qëllim që të gjendet dalje nga gjendja e krijuar.
"Nlë takimin e liderëve të shqyrtojmë të gjitha opsionet për qetësim dhe gjetjen e daljes nga gjendja e sapokrijuar. Liderët e fituan besimin e qytetarëve dhe janë më të përgjegjshëm për gjetjen e zgjidhjes në pajtim me Kushteutën, ligjin dhe Rregullores për punë të Kuvendit, theksoi Ivanov.
Sipas presidentit, asnjë tjetër nga jashtë, nuk do t'i zgjidhë problemet nëse vetë ne nuk i zgjidhim në pajtim me interesat e përbashkët të Republikës së Maqedonisë.
Ai bëri thirrje për qetësim të tensioneve, të dhunës, në sjellje përgjegjëse dhe të matur.
Shefi i shtetit të Maqedonisë i bëri thirrje në sjellje përgjegjëse të të gjitha institucioneve kompetente që duhet të respektojnë Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë.
Kjo gjendje, siç theksoi mund të tejkalohet vetëm përmes respektimt të rregullativës ligjore të Republikës së Maqedonisë.
"Nuk ka çështje për të cilën nuk mund të gjendet zgjidhje përmes dialogut, në pajtim me Kushtetutën dhe me ligjet e RM-së", theksoi presidenti Ivanov.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail