Takim i Xhaferit me ambasadorët e SHBA-së Bejli dhe të Francës Timonie

Shkup, 8 maj 2017 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi sot pati takime të ndara zyrtare me ambasadorin e SHBA-së, Xhes Bejli dhe me ambasadorin francez, Kristian Timonie.
Ambasadori Bejli, siç ceket në kumtesën nga shërbimi i Kuvendit për shtyp, i ka dërguar urime Xhaferit për zgjedhjen në funksionin e kryetarit të Kuvendit, si hap i parë dhe mjaft i rëndësishëm në konsolidimin dhe stabilizimin e situatës politike në Republikën e Maqedonisë. Për realizimin e atij qëllimi, ka thënë Bejli, sipas kumtesës, Ambasada e SHBA-së në mënyrë të koordinuar punon së bashku me Delegacionin e Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë, sepse të një rëndësie të çmueshme, për rëndësinë e shtetit, janë aktivitetet që do të pasojnë.
"Si hap i ardhshëm nga të shumtët mjaft të rëndësishëm për të ardhmen e Republikës së Maqedonisë, ambasadori Bejli e theksoi formimin e Qeverisë së re, me ç'rast kryetari i Kuvendit, Xhaferi e informoi për hapat e ndërmarrë në atë drejtim, për procedurën e caktuar me Kushtetutë, Ligjin për Kuvendin dhe Rregulloren, duke nënvizuar se ai është i obliguar t'i zbatojë dhe të përgjigjet për të gjitha ingerencat e tij pasi që t'i parashtrohet Propozimi për përbërje të Qeverisë dhe Programit për punën e së njejtës", ceket në kumtesë.
Dy bashkëbiseduesit, siç qëndron në kumtesë, këmbyen mendime edhe për çështje të tjera aktuale dhe sensitive lidhur me ngjarjet e padëshirueshme të 27 prillit, për rrethanat e sapokrijuara dhe perceptime të caktuara pas ndërmarrjes së funksionit kryetar i Kuvendit, për modalitetet e zgjidhjes dhe tejkalimit të tyre, si dhe për vendin, rolin dhe veprimin e të gjitha institucioneve shtetërore, posaçërisht tre më të lartave, në periudhën në vijim.
"Me atë rast u shpreh pritje se edhe tek të dyja palët do të mbisundojë ndjenja e vetëdijes dhe përgjegjësisë së lartë politike ndaj situatave të caktuara të imponuara apo të provokuara, që të qetësohen tensionet dhe qetë do të trasohej rruga për vendosjen e proceseve demokratike në shtet", qëndron në kumtesë.
Gjatë bisedës, theks i veçantë u vendos në pritjet e të gjithë qytetarëve, si dhe të komunitetit ndërkombëtar, Republika e Maqedonisë, siç ceket, sa më shpejtë dhe në mënyrë më cilësore të vazhdojë në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s, me ç'rast ishte cekur mbështetja e parezervë e SHBA-së në këtë plan.

Ambasadori francez Kristijan Timonie në takim gjithashtu ia uroi zgjedhjen për kryetar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferit. Me këtë rast, sipas kumtesës kuvendore, Timonie ka thënë se me këtë hap do të fillojë seria e hapave të ardhshme ndaj formimit përfundimtar të qeverisë se, si shprehje e lartë demokratike e shumicës së qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.
"Bashkëbiseduesit kanë ndarë vështrimet e tyre edhe për hapat eventuale të padëshiruara në këtë kuptim, me ç'rast Xhaferi e riafirmoi qëndrimin e tij se vendi për besim dhe për përballje të qëndrimeve dhe mendimeve politike është Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, sepse ai është organ legjitim i qytetarëve të Maqedonisë, ndërsa të gjitha qëndrimet tjera të shprehura nga përfaqësuesit e institucioneve të larta shtetërore nuk guxojnë të jenë pengesë për rrumbullaksimin përfundimtar të proceseve tani më të filluara demokratike, të cilat nuk ishin alternativë. Në atë drejtim, procedura për zgjedhjen e Qeverisë së re do të paraqesë fillim të realizimit të ingerencave të kryetarit të ri të Kuvendit, në bazë të Kushtetutës, ligjeve dhe Rregullores së Kuvendit", qëndron në kumtesë.
Bashkëbiseduesit, siç theksohet, këmbyen mendime edhe për pozitën aktuale të Republikës së Maqedonisë në planin rajonal dhe ndërkombëtar, me ç'rast u tregua mbështetje e fuqishme që Franca edhe më tej do t'ia japë Republikës së Maqedonisë në planin e integrimeve të saja evropiane dhe euroatlantike.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail