Zaev paralajmëroi pagesë të pagave të mbetura dhe zgjidhje të përhershme për "Kolska"

Shkup, 27 qershor 2017 (MIA) - Kryeministri Zoran Zaev në takim me përfaqësues të Sindikatës së fabrikës për automjete hekurudhore "Kolska" nga Velesi ka njoftuar se ndërmerr obligim që sot të fillojë të zgjidhet problemi i të punësuarve të cilët gjashtë muaj nuk kanë marrë pagë, si dhe se do të gjehet edhe zgjidhje e përhershme për statusin e fabrikës, njoftoi shërbimi qeveritar për informim.
Sipas drejtimit të kryeministrit, informojnë nga Qeveria, problemi financiarisht do të zgjidhet me ç'rast që 125 të punësuarit në "Kolska", në afat më të shkurtër të mundur do të mund t'i marrin pagat e tyre.
Zaev në takim me kryetarin e Sindikatës Sllobodan Dimitrovski dhe anëtarët e kryesisë Vllatko Mitrevski dhe Marjan Micev ka paralajmëruar se deri në fund të javës do të mbajë konsultime profesionale për zgjidhje të përhershme të statusit të "Kolska"-s dhe sigurim të marrëdhënies së punës së të punësuarve në të.
Sindikata ka propozuar zgjidhje për kthim të "Kolska"-s në kuadër të Ndërmarrjes publike "Hekurudhat e Maqedonisë".
Sipas kumtesës nga Qeveria, përfaqësuesit e Sindikatës kanë ankuar se deri tani janë ballafaquar me raport joserioz nga shteti, për çfarë arsye përveç që është rrezikuar ekzistenca e të punësuarve, ata nuk kanë as sigurim shëndetësor. Për këtë arsye, qëndron në kumtesë, një pjesë e kolegëve të tyre ballafaqohen me pasoja serioze shëndetësore.
Përfaqësuesit e Sindikatës kanë thënë se probleme me pagat kanë me vite për shkak të statusit të pasigurt të punës dhe problemet e lidhura me ekzistencën e fabrikës. Ata theksojnë se fabrika i nevojitet shtetit, por sipas tyre, nga arsye të pashpjegueshme, nuk është shfrytëzuar, derisa janë shpallur tenderë me firma të huaja për mirëmbajtje të vagonëve të udhëtarëve dhe ngarkues, ajo që është veprimtari e tyre. Ata si zgjidhje propozuan kthim të fabrikës Kolska në kuadër të N.P. Hekurudhat e Maqedonisë, thuhet në kumtesë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail