Biznes forum i Maqedonisë dhe Polonisë për gra sipërmarrëse në Varshavë

Shkup, 28 qershor 2017 (MIA) - Në Varshavë prej sot do të mbahet biznes forumi i parë i Maqedonisë dhe Polonisë i grave sipërmarrëse me qëllim që të krijohen kontakte më të afërta ekonomike, mundësi për bashkëpunim ekonomik dhe të promovohet eksporti i Maqedonisë në Poloni.
Një nga qëllimet e forumit është të tërhiqen edhe investime potenciale nga Polonia dhe të shqyrtohen përvojat polake nga shfrytëzimi i fondeve strukturore të BE-së dhe mundësitë për performansë të përbashkët të kompanive nga Maqedonia dhe Polonia në vende të treta.
Në kuadër të forumit është planifikuar të mbahen edhe disa takime dhe vizita në organizata, kompani dhe oda siç është Oda polako-ballkanike në të cilën bëjnë pjesë ndërmarrje polake të orientuara drejt rajonit të Evropës Juglindore.
Do të prezantohen edhe kompani polake të cilat tashmë punojnë në tregun e Maqedonisë siç janë TI kompania Aseko dhe turoperatori Rego - Bis i cili prej kësaj sezone filloi me ofertat e para turistike dhe çarter fluturimet në relacionin Katovice - Ohër.
Në forum është paralajmëruar pjesëmarrja e grave sipërmarrëse nga Maqedonia dhe Polonia, ndërkaq do ta hapin përfaqësuesit nga drejtoritë për diplomaci ekonomike Shpresa Jusufi dhe Vojçek Ponikijevski. Njëherit është paralajmëruar fjalim edhe i ushtrueses së detyrës në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë në Varshavë, Gorica Atanasova - Gjorevska.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail