Betel: Për shkaqe politike ju quajmë "vendi me kryeqytetin Shkupi"

Luksemburg, 28 shkurt 2018 (MIA) - Kryetari i Qeverisë së Principatës së Madhe Luksemburg, Ksavier Betel mbrëmë në konferencën e rregullt për shtyp me një delegacion të gazetarëve-korrespodentë nga Brukseli, zbuloi pse një pjesë e madhe e krerëve evropianë dhe njerëzve të parë të Bashkimit Evropian e quajnë shtetin e Maqedonisë me "Shkup" në vend se me "Republika e Maqedonisë" ose me tërë referencën me të ciën vendi është pranuar në Kombet e Bashkuara.
Duke folur për çështjen migruese dhe nëse Unioni do të kërkojë vendosje në afat më të gjatë dhe të numrit më të madh të migrantëve edhe në Maqedoni dhe vendet tjera jo anëtare të Bashkimit Evropian në Ballkan, kryeministri i Luksemburgut tha: Ne kemi pasur diskutime zyrtare për vendosje të migrantëve në Shkup. E dini, për shkaqe politike duhet të themi "vendi me kryeqytetin Shkupin".
Sipas kryeministrit të Luksemburgut, vend që është një nga themeluesit e BE-së, në Samitin e Këshillit evropian u diskutua vetëm për atë nëse "Ballkani duhet ta ndajë përgjegjësinë me programin për refugjatë të Bashkimit Evropian".
Lidhur me çështjen migruese dhe idenë për vendosje të numrit më të madh të migrantëve nga Greqia në Maqedoni dhe Serbi për qëndrim më të gjatë, pikërisht eurokomusari për çështje migruese Dhimitris Avramopullos para tre javëve në Strasburg tha se Brukseli do të fillojë negociata me Qeverinë e re të Maqedonisë për këtë çështje.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail