Bekteshi në Trieste në Konferencën për Ballkanin Perëndimor

Shkup, 11 korrik 2017 (MIA) - Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi do të udhëtojë për në Trieste, ku nesër do të marrë pjesë në Konferencën e nivelit të lartë për Ballkanin Perëndimor, si pjesë e delegacionit të Republikës së Maqedonisë, të kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev.
Siç informon Kabineti i Bekteshit, në konferencën e cila po organizohet në suaza të "Procesit të Berlinit", krahas temave të deritanishme të cilat përfshijnë projekte infrastrukturore për ndërlidhje transportuese dhe energjetike dhe masa reformuese për implementimin e tyre, bashkëpunim të të rinjve, çështjet e hapura dypalëshe, kriza e emigrantëve dhe lufta me terrorizmin, pritet temë dominuese të jetë integrimi ekonomik rajonal.
"Rëndësia e bashkëpunimit të papenguar tregtar në rajon, politika investuese, projektet energjetike dhe infrastrukturore do të jenë temat në të cilat ministri Bekteshi do të përqendrohet në fjalimin e tij para kolegëve në Samit", theksojnë nga Kabineti i ministrit të Ekonomisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail