Zaev: Samiti në Trieste dërgon mesazhe se do t'i afrohemi Evropës

Trieste, 12 korrik 2017 (MIA) - Bashkimi Evropian duhet më drejtpërdrejt t'i ndihmojë rajonit që të përshpejtohet euro-integrimi i saj, vlerësoi kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev në emisionin "Okruzhenje" e cila incizohet sot në Samitin "BE - Ballkani Perëndimor" që mbahet në Trieste në Procesin e Berlinit.
"Tejet shumë po pritet para dyerve të Evropës. Samiti në Trieste dërgon mesazhe të inkurajimit se do t'i bashkangjitemi Evropës dhe unë konsideroj se kjo mund të realizohet", deklaroi Zaev, duke përkujtuar se Maqedonia ka status të kandidates nga viti 2005, por prej atëherë është e bllokuar për shkak të çështjes së pazgjidhur me emrin dhe kontestin me Greqinë.
Kjo, tha Zaev, i demotivon qytetarët e Maqedonisë. Theksoi se Qeveria e re ka marrëdhënie miqësore ndaj të gjithë fqinjëve dhe askënd nuk do të provokojë.
Greqia, thotë Zaev, mund t'i ndihmojë shumë Maqedonisë, e cila, siç theksoi, është e përgatitur të kthejë për ndihmën e tillë.
Kryeministri i Maqedonisë vërejti se po ndryshon raporti i BE-së ndaj Ballkanit, madje kështu nga deklarata fillestare e Zhan-Klod Junkerit se do të ketë zgjerim të BE-së deri në vitin 2019, erdhi deri në atë se Ballkani duhet të jetë në fokusin e Unionit.
Zaev konsideron se duhet të nxitet zhvillimi ekonomik i rajonit, duke theksuar se rritja nuk do të sillet në 2, 3 ose 4 për qind, por duhet të jetë gjashtë dhe më shumë për qind që vendet e rajonit të munden më shpejtë t'i arrijnë shtetet e zhvilluara nga BE-ja që të tërheqin më shumë investues.
Në "Okruzhenje", i cili është seriali i parë që emetohet në vendet e rajonit, krahas kryeministrit të Maqedonisë, marrin pjesë edhe kryetari i Qeverisë së Shqipërisë Edi Rama, shefi i diplomacisë i Serbisë Ivica Daçiq dhe sekretari i përgjithshëm i Këshillit rajonal për bashkëpunim, Goran Svillanoviq.
Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor sot në Samitin në Trieste, sipas paralajmërimeve, do ta konfirmojnë angazhimin për formim të rajonit ekonomik rajonal, por me vërejtje se kjo nuk mund të ndryshohet për anëtarësimin e vendeve të rajonit në BE.
Samiti, nën patronazhin e Italisë si kryesuese e Bashkimit Evropian, është organizuar në nivel më të lartë. Në të marrin pjesë kryeministrat e gjashtë vendeve nga Ballkani Perëndimor, zëvendëskryeministra, ministra të punëve të jashtme, të ekonomisë dhe të transportit, burrështetas të lartë të vendit nikoqir, presidentë dhe kryeministra të disa vendeve evropiane, si dhe përfaqësues të BE-së dhe Komisionit Evropian, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federika Mogerini, eurokomisari për negociata për zgjerim dhe politikë fqinjësore Johanes Han, si dhe eurokomisarja për transport Violeta Bolc.
Është paraparë që kryeministri Zaev në kuadër të samitit, të ketë takime me burrështetas evropianë dhe përfaqësues të BE-së, si dhe me kryeministrat e Shqipërisë Edi Rama, Serbisë Ana Bërnabiq, dhe të Sllovenisë Miro Cerar.
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë do të ketë takim edhe me Boris Xhonsonin, ministër i Punëve të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar, i cili në këtë samit do të udhëtojë si përfaqësues i kryeministres Tereza Mej.
Samiti në Trieste ka për qëllim ta nxisë lëvizjen e euro-integrimeve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të sjellë hapa konkrete lidhur me lidhjen e saj infrastrukturore dhe ekonomike. Për euro-integrimet e rajonit është siguruar fond prej 1,3 miliardë euro për Ballkanin perëndimor, mjete të cilat duhet të shfrytëzohen deri në fund të vitit 2020 për projekte në sferën e transportit, infrastrukturës, energjetikës, mjedisit jetësor dhe inovacioneve, të cilat duhet të realizohen në kuadër të bashkësisë transportuese të Ballkanit Perëndimor e cila me ceremoni solemne do të formohet me nënshkrimet e kryeministrave të vendeve të rajonit.
Në kuadër të "Samitit të katërt për Ballkanin Perëndimor" do të mbahen edhe disa programe të rëndësishme shoqëruese, si Biznes forum për ndërmarrje të vogla dhe të mesme, Forum për të rinj, Punëtori për luftë kundër korrupsionit dhe debati tematik Dialog me shoqërinë civile.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail