Realizohet fluturimi i parë i "Katar ervejs" nga Doha në Shkup

Shkup, 17 korrik 2017 (MIA) - Në aeroportin e Shkupit "Aleksandri i Madh" sot u realizua fluturimi i parë i rregullt i drejtpërdrejtë nga Doha. Ruta e re deri te kryeqyteti i Maqedonisë do të jetë në shërbim katër herë në javë (të hënën, të mërkurën, të premten dhe të dielën) me aeroplanin "Erbas A320", që ka 12 ulëse në biznes klasën dhe 132 në klasën ekonomike.
Shërbimi i ri i "Katar ervejs" do ta lidhë Maqedoninë me më shumë se 150 destinacione internacionale të hartës globale të fluturimeve.

Ehab Amin, drejtori kryesor komercial i "Katar ervejs" dhe Vukica Kërtolica, ambasadorin e Maqedonisë në Katar, të cilët arritën me fluturimin e parë nga Doha, u pritën nga drejtori i përgjithshëm i "TAV Maqedoni", Alper Ersoj, i shoqëruar nga ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugarevski dhe ambasadori i Katarit në Maqedoni, Hasan Bin Abdula Zaid Al Muhamed.
Sipas drejtorit të përgjithshëm të TAV Maqedoni, Alper Ersoj, "Katar ervejs" është një nga markat më të vlerësuara mes kompanive ajrore në korniza botërore. Doha, thekson , do të jetë shumë destinacion i ri shumë atraktiv për qytetarët e Maqedonisë, për udhëtimet turistike, si dhe për biznes vizitat dhe do t'i lidhë me 150 destinacione shtesë në botë.
Transportuesi ajror kombëtar i Katarit ka flotë prej 200 fluturakeve të cilat fluturojnë deri te biznes destinacionet dhe destinacionet turistike në gjashtë kontinente.
Në gjashtë muajt e parë të vitit 2017 "TAV Maqedoni" realizoi rritje të numrit të udhëtarëve prej gjashtë për qind në krahasim me periudhën e njëjtë nga viti i kaluar. Në të dy aeroportet e Maqedonisë, nga janari deri në qershor kanë kaluar 860.130 udhëtarë. Me shtimin e rrugës së re Shkup-Doha të "Katar ervejs", si dhe destinacione shtesë dhe frekuentime të rrugëve ekzistuese të filluara para pak kohe në aeroportin e Shkupit "TAV Maqedoni" pret normë edhe më të lartë të rritjes së qarkullimit ajror në gjysmën e dytë të vitit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail