Takim Spasovski-Selmani për rastet e pazgjidhura të dhunës ndaj gazetarëve

Shkup, 21 korrik 2017 (MIA) - Janë intensifikuar aksionet hetuese në Ministrinë e Punëve të Brendshme për 53 raste të pazgjidhura të dhunës ndaj gazetarëve dhe në periudhën e ardhshme do të prezantohen rezultatet konkrete, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në takimin e sotëm me kryetarin e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë Naser Selmani, njofton MPB.
Në takim është theksuar se mediat janë midis shtyllave më të rëndësishme të një shoqërie demokratike dhe për këtë arsye duhet të ndërmerren masa për rritje të sigurisë së punonjësve medial.
Spasovski e ka informuar Selmanin se Ministria e Punëve të Brendshme, ka përpunuar analizë me qëllim që saktësisht të konfirmohet se në cilin nivel janë hetimet për rastet me dhunë ndaj gazetarëve. Posaçërisht, qëndron në kumtesë, për shkak të faktit që në varshmëri nga personi i cili është sulmuar, ka dallim të dukshëm në vëllimin e aksioneve operative hetuese nga ana e shërbimeve në Ministri. Problem më i madh paraqet ajo që në disa lëndë janë lëshuar veprime dhe procedura të cilat është dashur të ndërmerren në intervale të shkurtra kohore që të fitohen rezultate valide. Por, siç ka shpjeguar ministri Spasovski, tani aksionet operative hetuese në MPB janë intensifikuar dhe në periudhën e ardhshme do të prezantohen rezultatet konkrete.
Selmani, megjithatë, ka theksuar se përfaqësuesit medial në disa raste kanë pasur probleme edhe me nëpunësit policorë dhe me qëllim që të evitohen probleme të këtilla në të ardhmen do të ndërmerren aktivitete adekuate. Është dakordua edhe që të vendoset komunikim më intensiv midis MPB-së dhe SHGM-së, që më lehtë të mund të zgjidhen problemet eventuale në të ardhmen.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail