Debati i Kuvendit për shkarkimin e Zvërlevskit përfundoi

Shkup, 16 gusht 2017 (MIA) - Në vazhdimin e pasdites të seancës së gjashtë të Kuvendit përfundoi debati për shkarkimin e prokurorit publik shtetëror, Marko Zvërlevski.
Para fundit të seancës koordinatori i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski e prezantoi mendimin e Komisionit antikorruptues sipas të cilit pas shpalljes së zgjedhjeve ekziston pengesë ligjore për shkarkimin e prokurorit publik shtetëror. Pas kësaj ai paralajmëroi se deputetët e tij do ta braktisin punën e seancës për këtë pikë për shkak se e konsiderojnë për joligjore, ndërsa përgjegjësia, theksoi, do të jetë e shumicës. Ai i dorëzoi edhe kopje nga letra nga Antikorrupsioni spikerit Xhaferi.
Kryetari i Kuvendit Xhaferi lidhur me intervenimin procedural të Dimovskit, për siç tha, ndonjë raport të Antikorrupsionit lidhur me ligjshmërinë e punës së Kuvendit, iu referua kapitullit 4 në Rregulloren për punë të Kuvendit, gjegjësisht neni 60 për kompetencat përshkruara të kryetarit të Kuvendit, dhe tha se Komisioni në mënyrë të paautorizuar i është drejtuar Kuvendit me ç'rast e ka shkelur Kushtetutën dhe ligjin, gjegjësisht Rregulloren.
"Letra të cilën në mënyrë të këtillë Ilievski e dorëzoi deri tek unë prodhon obligime formale-juridike ndaj meje si kryetar i Kuvendit, ndërsa më së paku për Kuvendin. Kuvendi është organi më i lartë ligjdhënës në RM dhe me kurrfarë ligji nuk mund të kufizohet ose pengohet puna e tij kompetenca e të cilit është përshkruar në Kushtetutë dhe ligje. Edhe në këtë kontekst konsideroj se qytetarët e RM-së do të kuptojnë, ndërsa posaçërisht fella shkencore dhe profesionale në mënyrë plotësuese do ta shpjegojnë këtë situatë se Kuvendi nuk mund ta kufizojë kompetencën e saj si dhomë ligjdhënëse, ndërsa më së paku ndonjë mendim nga organ tjetër i cili është zgjedhur nga ky Kuvend dhe nuk mund të jetë kontrollor i Kuvendit", tha Xhaferi.
Pas kësaj përfundoi debati për pikën për shkarkim të Zvërlevski, ndërsa vazhdimi i seancës së gjashtë siç u tha, do të caktohet në mënyrë plotësuese.
Përndryshe, deputetët nga shumica qeveritare edhe sot nuk morën pjesë në debat. Për LSDM-në, të cilët qëndrimin e theksuan në vazhdimet e mëparshme të seancës, replikat dhe kundër-replikat e VMRO-DPMNE-së janë parodi për prolongim të drejtësisë, për çfarë arsye ata edhe paralajmëruan se nuk do të marrin pjesë në debatin e tillë të pakuptimtë. Konsiderojnë se shkarkimi i prokurorit publik shtetëror është ligjor dhe legal në tërësi sepse aspak nuk do të thotë pushim nga puna ose ndërprerje e marrëdhënies së tij të punës.
Deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit, madje, vazhduan me serinë e replikave dhe kundër-replikave. Përsëritën se kërkesa e Qeverisë është e pabazë dhe e paargumentuar. Ata iu referohen nenit 8a, pararagrafi 1 nga Kodi zgjedhor me të cilin, siç thonë, është theksuar se të gjithë procedurat për emërim dhe shkarkim të funksionarëve nuk guxojnë të ndodhin kur janë shpallur zgjedhje.
-Përsëritën se debati për shkarkimin e Zvërlevskit qëllimisht forsohet që të shpërqendrohet opinioni nga tema kyçe siç thonë, borxhi i shtetit, partizimi i institucioneve shtetërore, strategjia për refugjatët, Marrëveshja për Bullgarinë, mbyllja e studimeve të dispezsuara, zjarret,...
-Kërkuan nga shumica që të pajtohet që fillimisht të miratohen ndryshimet e ligjit për prokuror publik sipas të cilit propozojnë që prokurori i ri publik të zgjidhet me shumicën e dy të tretë dhe të vijë me propozim të opozitës
Propozimi për shkarkimin e Zvërlevskit është parashtruar nga Qeveria për shkak, siç theksohet në sqarim, kryerjen e paligjshme, jo në kohë dhe të pamjaftueshme profesionale të funksionit. Zvërlevski me sjelljen dhe veprimin e tij ka treguar se nuk është i aftë për kryerjen e funksionit si dhe për shkak të asaj që nuk ka parashtruar kërkesë për ngritjen e procedurës penale për raste të parapara me ligjin dhe prishjen e reputacionit të funksionit, thuhet, mes tjerash, në propozim-tekstin.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail