Ulje të temperaturës, reshje dhe bubullima nga e hëna

Shkup, 18 gusht 2017 (MIA) - Ndryshim më i konsiderueshëm të motit me erë të forcuar, ulje të temperaturës për rreth dhjetë gradë, shi lokal i rrëmbyeshëm dhe bubullima, paralajmëron DPHM nga e hëna.
Nesër, moti do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë dhe kështu do të jetë edhe të dielën, por në orët e pasdites pritet rritje e vranësirave. Nga fundi i ditës dhe natës drejt të hënës vranësira do të përcillet me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima.
Të hënën moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, me erë dhe i freskët me reshje lokale të shiut dhe bubullima të rralla. Në pjesët perëndimore të vendit në disa vende janë të mundshme reshje më intensive. Do të fryjë erë e forcuar veriore, veçanërisht pasdite që do të shkaktojë ulje të konsiderueshme e temperaturës së ditës për rreth 10 gradë, e cila do të jetë në interval prej 20 deri në 29 gradë Celsius.
Sipas DPHM, nga e marta moti do të jetë stabil me rritje graduale të temperaturës së ditës, por në kuadër të mesatares për këtë periudhë të vitit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail