Vuçiq: Zhivaljeviq në Kuvend ka qenë me leje të pushtetit të atëhershëm të Maqedonisë

Beograd, 22 gusht 2017 (MIA) - Presidenti serb Aleksandar Vuçiq për RTS-në deklaroi se agjenti i shërbimeve serbe Goran Zhivaljeviq ka qenë i pranishëm në parlament gjatë ngjarjeve të përgjakshme më 27 prill me dijeni dhe leje të pushtetit të atëhershëm të Nikolla Gruevskit.
Qeveria e re ka kërkuar nga ai që të tërheqë Goran Zhivaljeviq nga shërbimi në Maqedoni dhe atë Vuëiq e ka bërë, por ka thënë se kjo nuk është arsyeja se pse janë ftohur raportet mes dy vendeve, transmeton Zhurnal.mk.
"Unë dua të zbuloj një gjë për të cilën kemi heshur gjithë kohës, ai Zhivaljeviq nuk ka shkuar në parlament vet, nuk më ka pyetur as mua që të shkojë ose dikë këtu, edhe pse neve duhet të na jap llogari, ai i ka pyetur organet më të larta atje, dhe ka thënë se dua të jem aty, dhe ato kanë qenë të njohur mbi praninë e tij aty", tha Vuçiq në intervistën e tij të fundit.
Kjo, tha ai, pastaj ka qenë e përdorur për fushatë kundër shtetit serb.
"Tentojnë të bëjnë situatë politike në të cilën Serbia nuk dëshiron të futet, e dija se do ta ndryshojnë qëndrimin në UNESKO, ato e dinë që ne e dimë, ishte tentativë t'iu tregojmë se e dimë, edhe pse e kanë pranuar si shtet Kosovën dhe votuan për pranim të saj në UNESKO. Nuk e di nëse raportet tona do jenë në nivelin më të lartë e vështirë por do jenë standarde, puna jonë është të bisedojmë, e rëndësishme është ekonomia, përkundër dëshirës së vendeve të BE-së, ne e pranojmë Maqedoninë nën emrin kushtetutes", tha mes tjerash Vuçiq.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail