Sulmuesi i Shekerinskës u dënua me katër vjet burg

Shkup, 12 tetor 2017 (MIA) - Pançe Angelov i cili e sulmoi Radmilla Shekerinskën gjatë dhunës në Kuvendin e RM-së më 27 prill, sot mori dënim me burg prej katër viteve nga Gjykata Penale e Shkupit.
Angelov në seancën gjyqësore që u mbajt javën e kaluar deklaroi se ndihet fajtor për veprën penale që është theksuar në aktakuzë.
Avokati i tij, Dragan Peshevski, i cili iu caktua sipas detyrës zyrtare, e luti Gjykatën t'i caktojë dënim më të ulët. Si rrethanë lehtësuese e theksoi mirënjohjen e tij, moshën, pendimin, si dhe që nuk ka qenë i dënuar asnjëherë deri më tani, duke shtuar se Angelov veprën penale e ka bërë në moment të bujës.
Prokurorja në këtë rast, kërkoi që Gjykata ta dënoi të akuzuarin, por tha me këtë rast që të vlerësohen rrethanat lehtësuese, por edhe ato të vështirësuara.
Shekerinska në seancën e fundit, më 6 tetor, kërkoi përgjegjësi për Angelov dhe për organizatorët e ngjarjeve në Kuvend.
Për veprën penale, dhunë parashihet dënim me burg prej tre deri në 10 vjet.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail