Kryeministri malazez Markoviq për vizitë zyrtare në Maqedoni

Shkup, 16 tetor 2017 (MIA) - Kryeministri malazez, Dushko Markoviq sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë.
Në delegacionin, që e kryeson kryeministri Markoviq janë edhe Osman Nurkoviq, ministër i Transportit, Predrag Mitroviq, ambasador i Malit të Zi në Republikën e Maqedonisë, Aleksandar Erakoviç, këshilltari kryesor politik i Malit të Zi, Vladimir Beratoviq, këshilltar për investime të huaja dhe Sërgjan Kusovaq, këshilltar për marrëdhënie me publikun.
Pas arritjes në aeroportin e Shkupit, delegacioni malazez, para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë do të pritet me nderimet më të larta shtetërore duke intonuar himnet shtetërore të të dy vendeve, raport nga komandanti i njësisë së gardës ushtarake të nderit dhe përfaqësimi i ndërsjellë i delegacioneve shtetërore.
Sipas Programit, është paraparë takim bilateral i delegacioneve të Maqedonisë dhe Malit të Zi, si dhe tet-atet takime të kryeministrave Zaev dhe Markoviq.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail