Takim Gruevski - Rama

Shkup, 17 tetor 2017 (MIA) - Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe kryeministri shqiptar Edi Rama në takimin e sotëm kanë biseduar për marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë, për gjendjen aktuale politike dhe prioritetet strategjike të Republikës së Maqedonisë.
Siç kumtoi VMRO-DPMNE, Gruevski në takim ka theksuar se është për një bashkëpunim të hapur me Republikën e Shqipërisë të bazuar në një bazë parimore.
"Në atë drejtim nuk ndihmojnë dokumentet e ndryshme siç është Platforma e Tiranës e cila, si nga forma në të cilën ishte promovuar, ashtu edhe nga përmbajtja e saj nuk do të kontribuojë për zhvillimin e miqësisë të bazuar në baza të sinqerta mes të dy shteteve dhe mund të ketë efekt negativ për bashkëjetesën e ndërsjellë në Republikën e Maqedonisë", ka theksuar Gruevski.
Sipas tij, është e mirëseardhur mbështetja e Republikës së Shqipërisë për integrim në NATO dhe se ekzistojnë sfida të përbashkëta për përparim në rrugën drejt Bashkimit Evropian, në përmbushjen e të cilave bashkëpunimi është i pritur.
Gruevski, siç qëndron në kumtesë, ka theksuar se marrëdhëniet e mira mes të dy vendeve të cilat duhet të zhvillohen do të kontribuojnë për relaksimin e atmosferës dhe ndërtimin e besimit që nevojitet për paparim ekonomik dhe politik të rajonit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail