Javën e kaluar në Shkup 81 aksidente, një person e ka humbur jetën

Shkup, 10 nëntor 2017 (MIA) - Gjatë javës së kaluar në Shkup kanë ndodhur 81 aksidente trafiku. Prej tyre në gjashtë aksidente ka pasur persona të lënduar më rëndë, ndërsa në një aksident një person e ka humbur jetën.
Nga numri i përgjithshëm në 27 aksidente janë lënduar 44 persona, ndërsa në 47 është shkaktuar dëm material.
Nga SPB Shkup gjatë javës së kaluar pas kontrolleve të zbatuara ndaj pjesëtarëve në trafik, janë zbuluar dhe sanksionuar një numër i madh të shkeljeve, me ç'rast janë sanksionuar 304 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, 24 shoferë kanë drejtuar automjetin në ndikim të alkoolit, 83 kanë drejtuar automjetin para se ta marrin të drejtën për drejtim të automjetit, nëntë shoferë kanë kaluar në dritë, si dhe 353 shoferë janë parkuar në mënyrë të parregullt.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail