VMRO-DPMNE: Arrestimi i deputetëve dhe anëtarëve tanë përpjekje për heshtje të opozitës

Shkup, 28 nëntor 2017 (MIA) - VMRO-DPMNE-ja përmes kumtesës reagon ndaj arrestimit të deputetëve anëtarë të tyre dhe ish-funksionarë më 27 prill të këtij viti në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, duke e vlerësuar si përpjekje për heshtje të opozitës.
"VMRO-DPMNE sot është në goditje të huntës antishtetërore të Zoran Zaevit. Policia hyri në shtëpitë e deputetëve të VMRO-së, anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv, ish zyrtarëve të partisë dhe të personave të tjerë publik. Policia me urdhër të Zoran Zaevit nuk ka respektuar imunitetin e deputetëve, por thjesht urdhrat politik për përballje me ata të cilët mendojnë ndryshe", qëndron në kumtesën nga partia.
Sipas kësaj, hyrja e sotme dhe arrestimet e zyrtarëve të tyre janë përpjekje për heshtjen e opozitës dhe mposhtjen e rezistencës së partisë kundër, siç thonë, të gjithë politikave anti-shtetërore të cilat Qeveria i ka realizuar në këtë periudhë.
"Në momentin kur Qeveria shqyrton propozim ligj për lirimin e kriminelëve nga burgu, kur paralajmërohet lirimi i vrasësve nga Liqeni i Smillkovcës dhe kur vrasësit shëtitin të lirë nëpër rrugë, Zoran Zaev porosit përndjekje politike ndaj VMRO-DPMNE-së për shkak të gjoja rrezikimit terrorist të sistemit kushtetues, VMRO-DPMNE-ja u bën thirrje të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të partisë dhe të gjithë qytetarët të cilët nuk pajtohen me politikën anti-shtetërore të huntës qeveritare të dalin në protestë para Gjykatës Themelore Shkup në orën 13:30", qëndron në kumtesë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail