Protestë e VMRO-DPMNE-së para Gjykatës Penale

Shkup, 28 nëntor 2017 (MIA) - Pas thirrjes së liderit të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, pasdite para Gjykatës Penale po mbahet protestë për shkak të arrestimeve të sotme të deputetëve nga partia e tij për shkak të pjesëmarrjes në ngjarjet në Kuvend më 27 prill.
Në mesin e të pranishmëve në protestë janë edhe sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së Kristijan Mickovski, ish kryetari i Aerodromit Ivica Konevski, Sonja Tarçullovska, bashkëshortja e deputetit Johan Tarçullovski, aktori Toni Mihajllovski dhe ish drejtori i Arkivit të Maqedonisë Filip Petrovski.
Personat të cilat protestojnë janë në pllajën para Gjykatës, trafiku në bulevardin rreth Gjykatës është bllokuar, ndërsa hapësira është e siguruar nga policia.
Ish ministri i Punëve të Brendshme dhe drejtor i Byrosë për Siguri Publike Mitko Çavkov dhe 35 persona të tjerë, në mesin e të cilëve deputetët Kërsto Mukoski, Zhaklina Peshevska, Sasho Vasilevski, Luben Arnaudov në mëngjesin e sotëm janë arrestuar me urdhër të Prokurorisë Publike për "rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë" lidhur me ngjarjet në Kuvend më 27 prill të këtij viti.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail