Rot: Duam që Maqedonia të jetë rrëfim i suksesshëm edhe në vitin 2018

Berlin, 11 dhjetor 2017 (MIA) - Duam që Maqedonia të jetë rrëfim i suksesshëm edhe në vitin 2018. Gjermania e mbështet Maqedoninë në plotësimin e prioriteteve dhe angazhimeve evropiane për integrim në BE dhe NATO, theksoi Mihael Rot, ministër shtetëror kompetent për Evropën në Ministrinë gjermane të Punëve të Jashtme, në takimin e sotëm në Berlin me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov.
Ai, siç theksoi MPJ-ja, ka shprehur kënaqësi nga progresi i deritanishëm i procesit reformues dhe politikat e Qeverisë në funksion të gjallërimit të eurointegrimeve të Maqedonisë dhe e ka përshëndetur bashkëpunimin e deritanishëm me institucionet e BE-së në kuadër të procesit eurointegrues të vendit.
Në takim, të mbajtur në suaza të vizitës së punës së Dimitrovit në Gjermani, është shprehur kënaqësi nga marrëdhëniet e mira dypalëshe dhe dinamika e re në dialogun politik mes dy vendeve.
Ministri Dimitrov ka informuar për aktivitetet vijuese dhe dinamikën e parashikuar për implementimin e reformave në drejtim të plotësimit të kritereve të domosdoshme për fillim të bisedimeve për anëtarësim të vendit në Bashkimin Evropian dhe hyrjen në NATO.
Gjatë qëndrimit të punës në Gjermani, ministri Dimitrov ka marrë pjesë edhe në seminarin "Dialogue Series: Imagining New Paths for a Prosperious Macedonia; Euro-Atlantic Integration of Macedonia", që u mbajt në organizim të Fondacionit Berghof, në Potsdam.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail