Grubi: Për më 24 dhjetor është zhvendosur debati i amendamentit rreth ligjit për përdorimin e gjuhëve

Shkup, 13 dhjetor 2017 (MIA) - Komisioni për çështje evropiane për më 24 dhjetor e ka transferuar debatin për amendamentin për ligjin për përdorim të gjuhëve të parashtruara nga VMRO-DPMNE-ja opozitare.
Këtë sot e paralajmëroi kryetari i komisionit Artan Grubi, i cili tha se dita për debatin e amendamentit do të jetë më 24 dhjetor që t'i jepet mundësia opozitës që të diskutojë për amendamentet. Me ligjin për gjuhë, sipas Grubit, mbyllet një çështje nga Marrëveshja e Ohrit, ndërsa ata (VMRO-DPMNE) janë nënshkrues të tij.
Deputetët e opozitës, siç paralajmëruan, nuk marrin pjesë në seancën e komisionit, ndërsa pritet që të kyçen në debatin e Parlamentit pas kongresit të VMRO-DPMNE-së, të caktuar për më 23 dhjetor.
Në seancë morën pjesë edhe ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji, i cili nuk pranoi një nga amendamentet e BESA-s. Menjëherë pas kësaj filloi një konflikt verbal direkt mes Grubit dhe deputetëve të BESË-s, sepse kryetari i komisionit, kolegëve të tij nuk u dha mundësi për vërejtje procedurale, pas refuzimit të amendamentit të tyre. Grubi filloi me fjalim të tij, pas së cilit deputetët e BESË-s filluan ta pengojnë duke i rënë tavolinave. Pas përfundimit të fjalimit të Grubit, nga i cili shumë pak u dëgjua, u dha pushim.
Pjesë më të madhe prej 90 amendamenteve 84 ka VMRO-DPMNE, 4 LSDM dhe 2 BESA.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail