Strategjia e BE-së: Rezultate, pastaj anëtarësim

Shkup, 7 shkurt 2018 (MIA) - Strategjia e KE-së për Ballkanin Perëndimor e prezantuar dje në Strasburg i konfirmoi euro-perspektivat e gjashtë vendeve të rajonit. Mundësi që në vitin 2025 disa nga ato të bëhen anëtare të BE-së, ekziston, por kusht për këtë është që liderët në rajon të ndërmarrin aksione urgjente në kontekst të zbatimit të reformave të qëndrueshme dhe të zgjidhen kontestet bilaterale.
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini në konferencën e përbashkët për shtyp me eurokomisarin për zgjerim Johanes Han, në të cilën u prezantua Strategjia, tha se Ballkani Perëndimor gjeografikisht është pjesë e Bashkimit Evropian, ndan histori të njëjtë dhe do të ndajmë ardhmëri të përbashkët në kuadër të Bashkimit Evropian.
"Strategjia jep perspektiva të përbashkëta konkrete për integrimin në BE të secilit nga gjashtë partnerët, në bazë të meritave dhe proceseve të cilët janë të njohur. Është e qartë se nevoja për reforma ekziston për njerëzit që t'i kenë dhe t'i posedojnë të njëjtat të drejta dhe standarde si edhe banorët e BE-së. Liderët dhe njerëzit e Ballkanit bënë përzgjedhje të qartë për anëtarësim në BE, secila me dinamikë dhe kohë të saj, por me qëllim të qartë. Sot ne e bëjmë të njëjtën, u tregojmë se edhe përzgjedhja jonë është e njëjtë dhe perspektiva është e qartë", tha Mogerini.
Theksoi se viti 2025 nuk është afat përfundimtar, por qëllim dhe perspektivë reale për mbylljen e të gjithë procesit për të gjithë të cilët kanë filluar dhe ata të cilët në një të ardhme të afërt t'i fillojnë negociatat.
"Ta fusim Ballkanin Perëndimor në BE jo në ndonjë të ardhme të largët, por gjenerata jonë. Muajt e ardhshëm do të jenë intensiv dhe ambicioz dhe shpresoj se muajt e ardhshëm do t'i mbajmë në mend si kthesë dhe kyçe për BE-në. Numri i anëtareve nuk është i lidhur për numrin 27 dhe mund të jetë më i madh", tha Mogerini.
Sipas kryeministrit Zoran Zaev, Strategjia për zgjerim e BE-së drejt Ballkanit Perëndimor është lajm i mirë për ne. Në dokument është konstatuar se Republika e Maqedonisë bëri progres të rëndësishëm në rrugën evropiane, ndërsa KE-ja shpreh gatishmëri që të japë rekomandim për fillim të negociatave për anëtarësim në bazë të kushteve të përmbushura.
Në pajtueshmëri të kësaj Strategjie, sipas Zaevit, Republika e Maqedonisë po lëvizë nëpër rrugën e vërtetë. Edhe një mirënjohje plotësuese me rëndësi të veçantë për qytetarët e Maqedonisë, tha, është edhe qëndrimi i BE-së i shprehur në Strategjinë se çdo shtet mund të avancojë dhe të hyjë në grupin e udhëheqëseve të kësaj rruge në pajtueshmëri të progresit të tyre real.
"Kjo nxitje plotësuese paraqet shpresë të madhe për Republikën e Maqedonisë. Ky është motiv që më shumë të punojmë dhe ta arrijmë grupin e shteteve të cilat tanimë negociojnë, ato janë Serbia dhe Mali i Zi dhe për të cilët ekziston plan i hollësishëm kohor. Për ne, për qytetarët e Republikës së Maqedonisë kjo paraqet konfirmim për suksesin e përpjekjeve tona të deritanishme në të gjithë sferat reformuese të cilat i filluam", tha kryeministri Zaev në konferencën e përbashkët për shtyp në Qeveri me euroambasadorin Samuel Zhbogar i cili ia prezantoi dokumentin.
Ai shtoi edhe se Strategjia në tekstin e saj konfirmon se vendime definitive dhe obliguese të të gjithë kontesteve bilaterale mund të gjenden dhe implementohen para se shteti të hyjë në BE.
"Qeveria e Republikës së Maqedonisë edhe deri tani, ndërsa edhe më tej mbetet thellësisht dhe sinqerisht e përkushtuar që ta japë kontributin e saj në masat e ndërtimit të besimit dhe për lehtësim të procesit për zgjidhje të problemit që e ka Republika e Greqisë me emrin kushtetues të shtetit tonë. Muajve të fundit janë bërë hapa serioz për zgjidhje dinjitoze të kësaj çështjeje", theksoi Zaev.
Euroambasadori Zhbogar, madje, theksoi se Strategjia e KE-së shumë qartë flet për ardhmërinë e Ballkanit Perëndimor në BE për çka nuk ekziston kurrfarë dileme. Ekzistojnë, tha, strategji të qarta të cilët vijnë nga kjo Strategji, njëra buron nga BE, ndërsa tjetra u dedikohet vendeve të Ballkanit Perëndimor.
"Për BE-në strategjia qartë flet se pse është në interes të Unionit ta ketë BP në anëtarësinë e saj dhe ky është një investim, i cili flet për ardhmërinë e BE-së, për rrjetëzimin në BP dhe në BE, investimet e rëndësishme në rajon. Këmbimi tregtar midis BE-së dhe vendet e Ballkanit Perëndimor është 43 miliardë euro. BE-ja është donator më i madh në rajon. Nga ana tjetër duke folur për Ballkanin Perëndimor kjo flet qartë se Ballkani i atillë siç është sot ende nuk është përgatitur për anëtarësim në BE. Ekzistojnë edhe shumë hapa, reforma të cilat duhet të zbatohen në rajon, por me kusht që liderët në rajon të ndërmarrin aksione urgjente, ekziston mundësi që në vitin 2025 disa prej tyre të bëhen anëtare të BE-së", tha Zhbogar.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail