Bogov: Ekonomia e Maqedonisë është e përgatitur mirë ndaj turbulencave të mundshme në tregjet botërore

Shkup, 12 shkurt 2018 (MIA) - Ekonomia e Maqedonisë duhet të jetë e kujdesshme, por ajo është mirë e përgatitur ndaj turbulencave të cilat mund të ndodhin në tregjet financiare botërore, siguron guvernatori i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, Dimitar Bogov.
"Në periudhën e kaluar kemi ndërmarrë një sërë masash me të cilat e kemi përforcuar sektorin buxhetor. Vitet e fundit kemi ulje të deficitit buxhetor, ndërsa besojmë se në periudhën në vazhdim do të shënojmë stabilizim të borxhit publik. Fakti që në janar në qarkullim u lëshua eurobondi në klimën e duhur afariste është pozitiv. E gjithë kjo jep bindje se ekonomia e Maqedonisë është mirë e përgatitur për këto lloj turbulencash që mund të ndodhin në tregjet financiare botërore", deklaroi sot guvernatori Bogov.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Bogov vlerësoi se janë të mundshme turbulenca në tregjet botërore, por nuk pret që do të ketë krizë të re si ajo e vitit 2008.
"Dy vitet e fundit ekonomia botërore shënon trend rritës, rritja është shumë e fuqishme dhe pritjet janë se do të tërhiqet i gjithë likuiditeti që është injektuar në 10 vitet e fundit. Kjo sjell dozë të caktuar të nervozizmit tek lojtarët financiarë në tregjet financiare dhe ka mundësi për korrigjime në periudhën në vazhdim", tha Bogov.
Sipas tij, për një periudhë të caktuar nuk ka nevojë për rritje të normës referuese të interesit duke pasur parasysh se Banka Qendrore Evropiane (ECB) deri në një periudhë të parashikuar nuk do të rrisë normën e interesit, ndërsa nga ana tjetër edhe klima afariste në vend është mjaft e favorshëm për politikën monetare.
Ai thotë se në cilin drejtim do të lëvizë norma referuese e interesit varet nga disa faktorë siç janë: politika fiskale, bilancit të pagesave dhe zhvillimet në tregun valutor, politika e Bankës Qendrore Evropiane, si dhe nga zhvillimi i çështjeve nga rreziku joekonomik.
"Duke pasur parasysh të gjithë këta faktorë dhe në çfarë drejtimi ata do të zhvillohen ka mundësi për rritje, rënie apo të mbesim në nivelin aktual", theksoi guvernatori i BPRM-së.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail