Micotakis me kritika të ashpra për Ciprasin për çështjen e emrit

Athinë, 15 shkurt 2018 (MIA) - Qeveria pa plan dhe pa garanci u nis të japë gjithçka, i mjaftuan vetëm dy hapa simbolike, riemërimi i autostradës dhe aeroportit, thotë lideri i opozitares Demokracia e Re, Kiriakos Micotakis, i cili dërgoi kritika të ashpra deri te Qeveria greke për mënyrën se si i udhëheq bisedimet për emrin.
Siç informon korrespodenti i MIA-s nga Athina, gjatë paraqitjes para grupit parlamentar të partisë, Micotakis tha se Cipras, në vend që të krijojë konsensus dhe përkrahje nga partitë opozitare, duke formuar një linjë të përbashkët, ka zgjedhur çështjen e emrit ta shfrytëzojë për interesa partiake.
"Tashmë të gjithë e kuptuan se bisedimi i Qeverisë që nga fillimi ishte i gabuar. Pa plan, pa garanci, u nisën të japin gjithçka, iu deshën vetë dy hapa simbolike, riemërimi i një rruge dhe i një aeroporti. Madje edhe çështjet themelore për irredentizmin dhe ndryshimin e Kushtetutës i vendosën në agjendë pas kërkesave përkatëse të Demokracisë së Re. Dhe deri në këtë moment ende nuk është sqaruar se nëse këto ndryshime me të vërtetë janë parakusht i patjetërsueshëm që të vazhdojë çfarëdo lloj bisedimi për emrin, siç synojmë ne", tha Micotakis dhe potencoi se "uniteti i të gjitha partive do të duhet të jetë armë për vendin".
Sipas kryetarit të Demokracisë së Re, "Cipras përsëri luan me letrën e ndarjes", sepse ka dashur të bëjë ndarje të opozitës, por nuk ka pasur sukses, ndërsa të njëjtën ka dashur ta bëjë edhe me popullin "kur në fillim i kishte quajtur djathtistë radikalë ata që kishin marrë pjesë në protesta".
" Dhe nëse diçka u tregua nga veprimet e Cipras ajo është se sa është ndarë vetë Qeveria. Madje edhe sot, tjetër thotë SYRIZA, tjetër Grekët e Pavarur, ndërsa ekzistojnë shumë ministra të cilët deri para ca kohësh e përkrahnin vetëm zgjidhjen "Maqedonia", ndërsa deri sot nuk e kishin mohuar këtë pozicion të papranuar", tha Micotakis, transmeton MIA.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail