Sela duhet të dëshmojë për dhunën në Kuvend

Shkup, 19 shkurt 2018 (MIA) - Deputeti dhe lider i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela sot në Gjykatën Penale duhet të dëshmojë për dhunën në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë nga 27 prilli i vitit të kaluar.
Ai do të përballet me dhjetëra të akuzuar për përpjekje të vrasjes të tij.
Në seancën gjyqësore paraprake avokati i Ziadin Selës kërkoi dëmshpërblim për klientin e tij në vlerë prej 30 milion denarësh. Mjetet që kërkohen si dëmshpërblim janë për shpenzimet materiale për mjekimin e Selës, si dhe për shkaktimin e dhimbjes fizike, cënimin e integritetit personal dhe për frikën e pësuar .

Në këtë rast të akuzuar janë Kire dhe Cejo Gjorgjievski, Oliver Oshavkovski, Sasha Cenkov, Nikollçe Dimitrievski, Aleksandar Janevski-Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski, Kosta Delov dhe Stojan Pavlovski-Kobra.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail