MPPS: Dorëheqje e drejtorit të "25 Maj" për arsye morale

Shkup, 19 shkurt 2018 (MIA) - Drejtori i IP Enti për Përkujdesje të Fëmijëve me Probleme Edukativo-Sociale "25Maj" Stevço Sokolovski dha dorëheqje për arsye morale, në lidhje me rastin e eksploatimit seksual të minorenes së mbrojtur në Institucion, informojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Presin MPB dhe PSP të ndërmarrin masa në pajtim me kompetencat e tyre, me qëllim që të gjenden dhe sanksionohen personat të cilët e kanë keqpërdorur viktimën e mitur.
"Komisioni veçmë konfirmoi se shërbimet profesionale dhe kujdestari i caktuar disa herë i kanë alarmuar institucionet kompetente për eksploatim të mundshëm seksual të R.I.. Tani hulumtohen të gjitha elementet e mbetura për dështim të mundshëm nga ana e kujdestarit të caktuar paraprak", thuhet në kumtesën e MPPS-së.
Prej atje presin MPB dhe PSP të ndërmarrin masa sipas kompetencës së tyre, me qëllim që të gjenden dhe sanksionohen personat të cilët e kanë keqpërdorur viktimën minorene.
"Në këtë rast do të dëshironim të potencojmë se përmes rastit të R.I. tregohen anomalitë e sistemit të çekuilibruar të mbrojtjes sociale, veçanërisht kur bëhet fjalë për fëmijë në rrezik specifik. Evidente është nevoja e koordinimit më të mirë mes të gjitha institucioneve dhe vendosja e sistemit i cili me të vërtetë do t'i mbrojë fëmijët me rrezik social", potencojnë nga Ministria.
Në këtë drejtim theksojnë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në mënyrë intensive punon në procesin e deinstitucionalizimit. Deri nga mesi i vitit 2018, do të fillojë transformimi i institucioneve për përkujdesje të fëmijëve në rrjet të grupeve të vogla të institucioneve për kujdes. Kjo reformë, konsiderojnë nga Ministria, do të mundësojë qasje individuale drejt çdo fëmije, kujdesit më të mirë dhe zvogëlim i dukshëm i rrezikut nga ngjarjet e tilla të padëshiruara.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail