Në Librarinë e Çarshisë filloi festivali i parë shqiptar "Stand-Up Comedy"

Shkup, 21 shkurt 2018 (MIA) - Gjatë mbrëmjes së djeshme në hapësirat e Librarisë së Çarshisë filloi festivali i parë shqiptar i llojit të "Stand-Up Comedy" që pasqyron një faqe të re dhe thyen rutinën e zakonshme.
Ky festival i cili do të vazhdojë deri më 23 shkurt, u mbështet nga Ministria e Kulturës dhe u organizua nga aktori Visar Etemi dhe Besfort Dulatahu.
Aktorë të ndryshëm nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria argëtuan publikun shqiptar dhe festivali në tërësi dhuroi spektakël të shkëlqyeshëm.
Hapjen e festivalit e bëri sekretari shtetëror i Ministrisë së Kulturës në Republikën e Maqedonisë, Valmir Aziri i cili përgëzoi nismëtarët dhe ideatorët e festivalit duke u uruar suksese në të ardhmen.
Pas përfundimit të performancës së aktorëve, Aziri mbylli festivalin duke u dhuruar mirënjohje aktorëve nga Maqedonia, Kosova e Shqipëria për argëtimin që ua ofruan qytetarëve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail