VMRO-DPMNE: LSDM-ja e ngulfat lirinë mediatike

Shkup, 13 mars 2018 (MIA) - "Drejtësia dhe demokracia largohen nga Maqedonia. LSDM-ja po e ngulfat lirinë mediatike. Opinioni është dëshmitar i censurës çdoditore, shtypjeve dhe kërcimeve ndaj mediave në shtet", citohet në njoftimi e VMRO-DPMNE-së.
"LSDM-ja premtoi liri, ndërsa solli heshtje të mediave. Jepen dënime me burg për qëndrimin e treguar, censurohen emisione, ndërsa funksionarë shtetëror ofendojnë dhe frikësojnë gazetarë. Qeverisja e LSDM-së në mënyrë deklarative synon demokracinë, por në realitet nuk ka asgjë nga kjo. Shkelen të drejtat dhe liritë e garantuara me Kushtetutë dhe askush nuk mban përgjegjësi për këtë", citohet në njoftim.
Sipas VMRO-DPMNE-së, LSDM-ja dhe Zaevi çdo ditë e më shumë e tregojnë karakterin e tyre jodemokratik.
"Terrori dhe kontrolli partiak i LSDM-së ndaj gazetarisë është vetëm vazhdim i terrorit i cili implementohet kundër lirisë së të folurit dhe kundërshtarëve politikë të kësaj qeverisje. Patriotët të cilët të parët kundërshtuan politikat katastrofale dhe kundërshtetërore të LSDM-së u bënë viktimë e persekutimit politik dhe akuzave të montuara dhe të pabaza për terrorizëm", citohet në njoftim.
Sipas partisë opozitare, organet gjyqësore në vend që të punojnë në interes të demokracisë dhe sundimin e së drejtës, punojnë nën diktim të LSDM-së.
"Qeverisja i ka robëruar gjyqësinë dhe prokurorinë dhe përmes tyre bën persekutim politik te të gjithë ata që nuk pajtohen dhe i kritikojnë politikat e Zaevit dhe të LSDM-së", citohet në njoftim.
VMRO-DPMNE, apelon që persekutimi politik i cili bëhet në Republikën e Maqedonisë duhet të ndalohet menjëherë
"Institucionet sa më shpejt të lirohen nga veset e qeverisjes së LSDM-së dhe të qëndrojnë në anën e së drejtës dhe demokracisë, ndërsa patriotët të lirohen nga akuzat e pabaza dhe të montuara", citohet në njoftim.
Sipas VMRO-DPMNE-së në vend të qeverisjes e cila e defokuson opinionin me kërcënime, burgosje dhe akuza të pabaza të njerëzve të pafajshëm, qytetarët meritojnë qeverisje e cila do t'i zgjidhë problemet e tyre dhe do të punojë për të mirën e shtetit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail