Kroacia është për pranim sa më të shpejtë të Maqedonisë në NATO dhe BE

Shkup, 13 mars 2108 (MIA) - Reformat janë kyçe për përparimin e secilit vend në rrugën drejt Bashkimit evropian dhe NATO-s, ndërsa Maqedonia është shembull i mirë lidhur me zbatimin e tyre të deritanishëm dhe procesi për të do të përshpejtohet pas zgjidhje së kontestit me Greqinë rreth emrit, porositi zëvendëskryeministrja dhe ministre e Punëve të Jashtme Marija Pejçinoviq Buriq në konferencën e përbashkët për shtyp me nikoqirin e saj Nikolla Dimotrov.
"Maqedonia ka mik në Kroaci dhe pasi do të zgjidhet çështja për emrin do ta marrë mbështetjen e saj që sa është e mundur më shpejt inkuadrim në NATO dhe fillim të negociatave për hyrje në BE", tha Pejçinoviq Buriq.
Përmendi se Kroacia i përshëndet përpjekjet e Maqedonisë që ta zgjidhë kontestin me emrin në mënyrë në të cilën do të respektohen dinjiteti dhe identiteti i të dy popujve. Mbështetje dha veçanërisht edhe për hyrje në NATO, duke theksuar se Ambasada e Kroacisë në Maqedoni është në kontakt i vendit me Aleancën.
Dimitrov theksoi se në takim është theksuar qëllimi ambicioz i Maqedonisë lidhur me BE-në dhe NATO-n gjatë këtij viti dhe shtoi se përvojat e Kroacisë janë tejet të rëndësishme për vendin duke marrë parasysh atë që ajo e fundit u inkuadrua në bashkimin Evropian.
Pejçinoviq Buriq duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve të japë ndonjë përvojë nga Kroacia duke marrë parasysh atë se edhe ky vend ka ende kontest të pazgjidhur dypalësh me Slloveninë dhe me këtë kontest u bë anëtare e KB-së, NATO-s dhe BE-së, tha se çështjet dypalëshe duhet të zgjidhen në mënyrë dypalëshe. Përkujtoi se Kroacia ka çështje të hapur kufitare me Slloveninë që është trashëguar nga ish Jugosllavia, por se po bëhen përpjekje kjo çështje të zgjidhet në nivel dypalësh midis dy vendeve.
Lidhur me mundësinë për pranimin e gjashtë vendeve nga Ballkani Perëndimor në BE deri në vitin 2015, Pejçinoviq Buriq përmendi se nuk bëhet fjalë për vit fiks dhe shtoi se kyçe për hyrje në Union janë reformat që çdo vend i zbaton, por edhe rrethanat politike në to.
"Gjashtë vendet janë të ndryshme dhe ecin ndryshe në atë rrugë, me ç'rast më e rëndësishme është rruga sesa qëllimi dhe zbatimi cilësor i reformave", tha shefja e diplomacisë kroate.
Marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimi ekonomik, politika e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal kanë qenë tema e bisedës në takimin e sotëm midis dy ministrave të punëve të jashtme. Ata kanë konkluduar se marrëdhënie dypalëshe janë jashtëzakonisht të mira, shkëmbimi tregtar është solid, ndërsa ekziston interes për investime.
Të dy minsitrat kanë biseduar edhe për pozitën e pakicave - të maqedonasve në Kroaci dhe të kroatëve në Maqedoni dhe mundësitë për përparimin e pozicionit të tyre. Pejçinoviq Buriq informoi se në maj do të kryesojë Komiteti i përzier i pakicave të të dy vendeve i cili do të shqyrtojë masa më konkrete për përmirësimi e gjendjes së tyre.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail