Takim i Xhaferit me zëvendëskryeministren kroate Buriq

Shkup, 13 mars 2018 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me nënkryetaren e Qeverisë së Republikës të Kroacisë dhe ministre e Punëve të Jashtme dhe Evropiane, Marija Pejçinoviq Buriq, ne cila qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë.
Siç kumtoi Kabineti i kryetarit të Kuvendit, Xhaferi shprehu kënaqësinë për marrëdhëniet e shkëlqyera dhe miqësore ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kroacisë dhe theksoi se është për respekt të veçantë mbështetja e fuqishme që e pranon vendi ynë në integrimet euroatlantike për të cilat presim të finalizohen me anëtarësim të plotfuqishëm në NATO në Samitin e ardhshëm të Aleancës, si edhe me raport pozitiv nga Komisioni Evropian i cili do të përmbajë rekomandim të pakushtëzuar për fillim të negociatave.
Xhaferi e ka informuar mysafiren e lartë se si kryetar i shtëpisë ligjvënëse u kushton vëmendje të madhe proceseve aktuale reformuese dhe rolit të Kuvendit në krijimin e dialogut të balancuar ndërmjet pushtetit dhe opozitës për miratimin e ligjeve të rëndësishme strategjike, mirëpo edhe përparimit dhe ringjalljes së sërishme të diplomacisë parlamentare, si formë veçanërisht të rëndësishme të rolit reprezentativ të parlamentit në planin ndërkombëtar.
Në lidhje me bashkëpunimin ekonomik, Xhaferi nënvizoi se i njëjti duhet edhe më tutje të përparohet, sidomos në pjesën e bashkëpunimit turistik, i cili është tradicional ndërmjet dy shteteve, ndërsa në kontekst të nënshkrimit të marrëveshjeve me të cilat do të avancohen lidhjet e ndërsjella afariste, tregtare dhe ekonomike, theksoi se parlamentet, përmes ratifikimit do e lehtësojnë shndërrimin e tyre në instrumente juridike efikase.
Zëvendëskryeministrja Pejçinoviq Buriq, u falënderua për takimin dhe për mundësinë për këmbim të mendimeve dhe për ndarje të përvojave kroate në planin e eurointegrimit. Përveç kësaj, e theksoi edhe rëndësinë e parlamentit në procesin e negociatave para aderuese, si edhe rëndësinë e pasjes së qasjes konstruktive dhe konsensuale ndaj procesit, diçka që partitë parlamentare në Republikën e Kroacisë e kanë bërë që në fillimin me atë që janë pajtuar me konsensus për raport proaktiv ndaj integrimit euroatlantik të vendit, për arsye se ai proces nuk do të thotë vetëm integrim, por njëkohësisht është edhe tranzicion i jetës së përgjithshme shoqërore.
"Anëtarësimi i plotfuqishëm në NATO dhe në Bashkimin Evropian do të thotë ndërtim të shtetit stabil, shtetit në të cilin investuesit e huaj do të kenë gjithmonë interes të investojnë dhe kjo më tutje do të sjellë deri në zhvillim të shtetit në tërësi", ka thënë Pejçinoviq-Buriq, theksohet në kumtesë.
Bashkëbiseduesit ndanë edhe opinionet e veta për përmirësimin e kornizës ligjore në të dy shtetet për statusin e pakicës kroate dhe maqedonase, si edhe për kultivimin dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimit parlamentar.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail