Negociatat për emrin hyjnë në fazën kyçe, shkruajnë mediat greke

Athinë, 21 mars 2018 (MIA) - Në propozimet e dorëzuara nga të dyja palët, vizita e Nikos Koxiasit në Shkup dhe në qëndrimet e Zoran Zaevit dhe Nikolla Dimitrovit, mediat greke theksin e vendosin mbi raportet e ngjarjeve të fundit në relacionin Maqedoni-Greqi. Komentet janë se me takimet e kumtuara zyrtare edhe në Shkup dhe në Vjenë, intensifikohen bisedat, ndërsa negociatat hyjnë në fazën kyçe.
Gazeta "Katimerini" analizon se pozitat e Athinës në projekt marrëveshjen greke janë deri diku të njohura dhe përfshijnë shtatë pika, ndërsa për tre prej tyre ekziston marrëveshje, "për emrin (me siguri Gorna Makedonija"), për akronimet dhe për pretendimet irredentiste".

"Në Athinë edhe më tutje besojnë se zgjidhja e çështjes është diçka që duhet të bëhet që të lirohet kapitali diplomatik nga një rast afatgjatë. Mes pallatit kryeministror dhe MPJ-së ekziston unanimitet për atë se çështja e Shkupit është çështje e kulturës, historisë, trashëgimisë kulturore, ndërsa jo gjeopolitike dhe gjeostrategjike, siç janë dallimet me Turqinë. Problemi, për Qeverinë gjithsesi është se qëndrimet konkrete nuk i pranon ministri i Mbrojtjes, Panos Kamenos, marrëdhëniet e të cilit me kryeministrin, veçmë janë lëkundur muajve të fundit", shkruan "Katimerini".
Siç njoftoi korrenspondenti i MIA-s nga Athina, gazetarët grekë i transmetojnë deklaratat e djeshme të kryeministrit të Maqedonisë dhe shefit të diplomacisë së Maqedonisë, si në raport të asaj se edhe Maqedonia dërgoi propozime të saj deri te Greqia, ashtu edhe në raport të dallimeve që ekzistojnë në pozitat e të dy palëve.
"Shkupi u përgjigj në projekt marrëveshjen e Athinës për zgjidhjen e emrit"; "Propozimet e dorëzuara, dallimet mbesin"; "Shkupi dhe Athina këmbyen mendime, Dimitrov: "ekzistojnë dallime"; "Shkupi: nuk pajtohemi, por jemi optimistë"; "Shkupi dorëzoi propozime të saj deri te Athina"; "Zaev: u përgjigjëm në propozimet e Athinës"; "Shkruaj fshij marrëveshja mes Athinës dhe IRJM-së"; - janë pjesë e titujve në mediat greke.
"Përgjigje në propozimin grek për emrin e IRJM-së dërgoi vendi fqinj, ndërsa ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov deklaroi se ekzistojnë dallime, por shprehu optimizëm se mund të gjendet zgjidhje e çështjes. Në Shkup do të jetë të enjten pasdite, Nikos Koxias, shkruan gazeta "Efimerida ton sindakton", i transmeton qëndrimet e kryeministrit Zaev dhe ministrit Dimitrov dhe komenton se deklaratat vijnë vetëm disa ditë para vizitës së Koxiasit në Shkup.
"Procesi intensifikohet, pas takimit të pasnesërm të Koxiasit dhe Dimitrovit në Shkup, veçmë është caktuar takim i ri, këtë herë me Methju Nimic më 30 mars në Vjenë, diçka që tregon se dukshëm ekziston terren për konsultime të mëtutjeshme, sepse edhe shkupjanët kumtuan se deri në Athinë e dërguan projekt marrëveshjen e tyre", publikoi televizioni grek "Antena" në shtojcën e edicionit të mbrëmshëm të lajmeve qendrore.
"Negociatat e Greqisë me Shkupin për emrin hyjnë në fazën më kritike. Nikos Koxias nesër do të jetë në vendin fqinj në konsultime me Qeverinë e Shkupit, ndërsa propozimet e të dy palëve veçmë janë dorëzuar. Athina dhe Shkupi i kanë zarfat me pozitat që i parashtrojnë në tryezën negociuese, por përshtypjet e para nuk lënë hapësirë të madhe për optimizëm për marrëveshjen konkrete", shkruan portali informativ "In" transmetoi MIA.
Edicioni onlajn i gazetës "Proto tema", në analizën e sotme shkruan se këmbimi i shkrimeve mes të dy vendeve ka qenë në fshehtësi ekstreme që të mos ketë pengesa në procesin negociues, ndërsa Greqia pret në takimin e ardhshëm të shefave të diplomacive në Vjenë", të bëhen presione.
"Pikëpamja e Athinës veçmë është kahëzuar drejt Vjenës më 30 mars. Atëherë do të mbahet takim i ri i ministrave të Punëve të Jashtme të Greqisë dhe IRJM-së, por këtë herë nën udhëheqësi të KB-së. Qeveria greke e mban shpresën se atëherë do të zgjidhen presionet e shumëpritura si nga Bashkimi Evropian dhe Angela Merkel, ashtu edhe nga Kombet e Bashkuara përmes Methju Nimic, që veçmë kohë të gjatë i ishin premtuar Athinës, shkruan "Proto tema".
Mediat greke gjithashtu e transmetuan edhe qëndrimin e djeshëm të Moskës,për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO", lajmëroi korrenspondenti i MIA-s nga Athina.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail