Tevdovski: Përmes platformës qytetarët do ta ndjekin shpenzimin e parave shtetërore

Shkup, 21 mars 2018 (MIA) - Ministria e Financave po përgatit platformë me të cilën opinioni do të mund t'i ketë në dispozicion për shqyrtim pagesat nga Arka, paralajmëroi sot ministri i Financave, Dragan Tevdovski në debatin për sfidat në reformat e administratës publike.
Siç theksoi Tevdovski, transparenca është shumë e rëndësishme për funksionimin e mirë të institucioneve. Për këtë, tha, se ndërmerren një sërë reformash dhe masash që të përmirësohet transparenca dhe llogaridhënia.
"Në vijim është përgatitja e platformës me të cilën opinioni do të mund t'i shqyrtojë të gjitha shpenzimet nga Arka. Do të bëjmë konsultime me organizatat qytetare, me mediat që të kontribuojnë në përpilimin e platformës. Vlerësojmë se me këtë hap do të kontribuojmë deri në hapjen e tërësishme të proceseve të menaxhimit me financat publike ndaj opinionit", tha Tevdovski.
Sipas tij, edhe një reformë në përmirësimin e transparencës te financat publike, është ligji i ri për evidentimin e obligimeve që është në procedurë kuvendore. Me ligjin do të mundësohet evidentim i të gjitha obligimeve të ndërmarra nga ana e institucioneve shtetërore, fondet, komunat, kështu që ato do të obligohen t'i inkorporojnë në soufter të përgatitur për këtë qëllim.
Zgjidhja soufterike është në përgatitjen përfundimtare.
Në këtë mënyrë, tha ministri i Financave, do të ketë llogaridhënie të plotë për obligimet shtetërore dhe do të shmanget grumbullimi i tyre siç ka qenë në të kaluarën.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail