Protestë para Qeverisë për Almirin e vogël

Shkup, 21 mars 2018 (MIA) - Qytetarë sot protestojnë para Qeverisë në shenjë revolte për shkak të rikualifikim të veprës prej "vrasje me paramendim" në "vepra të rëndë kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion" për rastin e vdekjes së Almir Aliut katërvjeçar nga Kumanova.
Pjesëmarrësit në protestë mbajnë transparente "Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe" dhe "Ku e keni ndërgjegjen prokuroria e Maqedonisë", si dhe lodra për fëmijë dhe rroba fëmijësh.
"U mblodhëm sot të protestojmë për drejtësi në Republikën e Maqedonisë. Para syve tonë pa turp organet e drejtësisë e rikualifikuan lëndën. Jemi këtu të tregojmë se këtë nuk do ta lejojmë. Drejtësi për Almirin patjetër duhet të ketë. Boban Iliq kreu vrasje. Rasti për Almirin do të gjykohet në mënyrë të drejtë vetëm nëse fillon nga fillimi dhe nga prokurorë të tjerë të drejtë jashtë Kumanovës, prandaj ne qytetarët do të parashtrojmë padi penale kundër", thonë protestuesit Visar Vishka dhe Dijana Toska mes të tjerash.
Organizatorët kërkojnë edhe përjashtimin e të gjithë fajtorëve në pushtet nga shkaku i të cilëve drejtësia në vend nuk është në vendin e duhur, posaçërisht të prokurorit Joveski.
Almiri i vogël u shtyp me makinë në vitin 2016 nga automjeti të cilin e ka drejtuar Boban Iliq, pasi paraprakisht në Shtëpinë e Shëndetit në Kumanovë ka pasur një zënkë banale me prindërit e fëmijës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail