Ushqim për qytetarët e varfër me "ShujtëPërTëGjithë"

Shkup, 23 mars 2018 (MIA) - Të gjitha kompanitë e interesuara mikro, të vogla dhe të mesme, si dhe organizatat qytetare mund të paraqiten në thirrjen publike të Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik dhe të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale "ShujtëPërTëGjithë" të cilët me mjete financiare do të ndihmojnë të realizohen zgjidhjet më inovative për sigurimin e ushqimit për qytetarët e varfër, të ofruara në thirrje.
"'ShujtëPërTëGjithë' synon ndaj gjetjes së zgjidhjes inovative sistematike dhe të qëndrueshme për sigurimin e ushqimit për personat dhe familjet me nevojë reale nga mbështetja e bashkësisë. Me zgjidhjen do të mundësohet që ushqimi i tepërt nga prodhuesit e ushqimit, shpërndarësit, tregtarët, objektet hotelieirike dhe amvisëritë, që do të donin të jenë pjesë e kësaj platforme, në mënyrë efikase të sistemohet dhe dorëzohet deri te vendet e caktuara ku qytetarët e rrezikuar social kanë qasje", tha në konferencën e sotme për shtyp Jovan Despotovskim drejtor i Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik.
Ai shtoi se zgjidhja duhet të paraqesë model të interaksionit të përbashkët të të gjithë pjesëmarrësve në sistem.
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska mendon se zhvillimi i sipërmarrësisë sociale duhet të kontribuojë për zhvillimin e solidaritetit në shoqëri dhe kohezion midis grupeve të cilat jetojnë në rrezik social.
Thirrja publike është hapur prej sot e deri më 21 maj. Ajo ka të bëjë për të gjitha kompanitë mikro, të vogla dhe të mesme dhe organizatat qytetarëve që punojnë në fushën e sipërmarrësisë sociale ose kanë për qëllim që veprimtarinë e tyre ta zgjerojnë në këtë fushë.
Buxheti i përgjithshëm i kësaj thirrje është dy milionë denarë. Drejtori i Fondit, Despotovski informoi se do të financohen 90 për qind e vlerës së projektit, ndërsa 10 për qind do të duhet të mbulojë vetë aplikuesi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail