Nga Brukseli pritet rekomandim i pakushtëzuar

Shkup, 16 prill 2018 (MIA) - Maqedonia pret që KE nesër në Raportin për përparimin e vendit të dalë me rekomandim të pakushtëzuar për fillim të negociatave me BE-në. Në dokument pritet të vlerësohet progresi i bërë me tejkalimin e krizës politike dhe hapin përpara në marrëdhëniet e mira fqinjësore. Në plan të brendshëm do të konstatohet përparim i caktuar, si dhe inkurajim për intensifikimin e reformave në sferat prioritare.
Në prag të publikimit të Raportit të KE-së, në deklaratë për MIA-n Marko Troshanovski nga Instituti për Demokraci Societas Cicilis - Shkup (IDSCS) dhe Andrea Stojkovski nga sektori i OJQ-ve kryetar i Euroting-Qendrës për strategji evropiane i paraqitën pritjet dhe komentet e tyre çka do të përmbajë raporti dhe skenarët e mundshëm lidhur me realizimin e rekomandimit.
Troshanovski pret rekomandim të pakushtëzuar për fillim të negociatave, respektivisht kthim të statusit, që e kishim para krizës politike.
"Varet si shikoni ndaj kësaj, por mund ta interpretoni si progres, apo, ndërkaq, edhe si një rekomandim i pakushtëzuar pas një pauze të shkurtë", konsideron Troshanovski.
Stojkovski, gjithashtu, vlerëson se për momentin nuk ka kurrfarë pengese politike për të pasur kusht në rekomandim apo të mos ketë rekomandim. Për të, kjo është evidente sipas asaj se si komentojnë nga KE-ja dhe shtetet anëtare se ekziston përparim i shtetit prej 1 qershorit e këtej, praktikisht nga zgjedhja e Qeverisë së re, ndërkaq meqenëse Raporti përfshin periudhë prej nëntorit 2016 deri në prill të vitit 2018, pret që dokumenti do të bëjë dallimin mes periudhës përfundimisht me 31 majin e vitit të kaluar dhe zgjedhjen e Qeverisë së re dhe prej 1 qershorit të vitit të kaluar deri sot, përkatësisht funksionimin e Qeverisë së re.
"Në thëniet ndaj asaj se çfarë përparimi është arritur në periudhën raportuese, me rëndësi, e mes të tjerash është edhe risi - të ketë vlerësim të përgjithshëm për atë se deri ku jemi pas kapitullit konkret dhe më pas do të jepet vlerësimi se çfarë përparimi kemi arritur gjatë vitit të kaluar për secilin nga 35 kapitujt. Pres edhe në Raport të bëhet dallimi lidhur me dy periudhat e lartpërmendura që janë përfshirë me periudhën raportuese (nëntor 2016 - maj 2017, qershor 2017 - deri më sot)", thotë Stojkovski.

Për uordingun në Raportin, Troshanovski pret që vendi të inkurajohet dhe përkrahet fuqishëm për angazhimet dinamike reformuese, me lëvdata për kthimin e dialogut në Kuvend dhe raportin proaktiv në përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore.
"Në pjesën e planit të brendshëm të reformave, megjithatë do të vlerësohet përparimi i caktuar në reformat e gjyqësisë, administratës publike dhe sektorit në sferën e sigurisë, kritika do të orientohet drejt zbatimit jo të tërësishëm të këtyre reformave, posaçërisht në dy sferat e para. Do të bëhet thirrje për luftë pa kompromis kundër korrupsionit, për integritet të gjyqësisë, profesionalizmit të administratës publike, respektivisht përqendrimi i përgjithshëm do të jetë në sundimin e së drejtës", tha Troshanovski.
Për uordingun në Raport, Stojkovski pret që të jetë burokratik dhe diplomatik dhe do të tentojë t'i prezantojë punët ashtu siç Komisioni vlerëson se është më adekuate për shtetin, të cilit i është dedikuar. Nuk do të ketë gjuhë të ashpër, edhe pse me siguri do të ketë rekomandime për atë që pritej të bëhet dhe çka pritet se do të bëhet në të ardhmen, shton ai, por supozoj se do të shprehet kënaqësi dhe se do të përshëndetet përparimi i gjendjes në të cilën funksiononte shteti, krahasuar me periudhën gjatë kohës së krizës politike deri më 1 qershor të vitit 2017.
Të pyetur nëse Raporti do të ketë risi nëse merret parasysh edhe Strategjia e re e KE-së 2015 për zgjerim dhe në këtë kontekst edhe deklaratat e kryetarit të KE-së, Zhan Klod Junker, të dhëna disa herë se kur bëhet fjalë për procesin e zgjerimit, komisioni do të insistojë në thelbin, e pastaj në kalendarin, dy analistët theksojnë se strategjia e re nuk ka ndikim të drejtpërdrejtë mbi përgatitjen e Raportit për përparim të vendeve-aspirante.
"Nuk pres asgjë shtesë nga ajo që u paralajmërua në strategjinë, ndoshta se, megjithatë, secili vend do të vlerësohet individualisht për reformat që i bën, që për neve është shumë me rëndësi, pasi realisht kemi përparim dhe kapacitet shumë më të madh për integrim se vendet e tjera në rajon", thotë Troshanovski.
Për Stojkovskin, ka ndryshim të vogël në metodologjinë e përpilimit të raporteve ku njëri moment është vlerësimi i përgjithshëm deri ku ka arritur vendi në fushën përkatëse, ndërsa i dyti është vlerësimi vjetor ose vlerësimi i progresit njëvjeçar të realizuar nga ana e shtetit në kapitujt përkatës.

"Megjithatë, do të bëhet në këtë mënyrë që të jetë një raport i krahasueshëm për të gjitha vendet. Përndryshe, pjesa tjetër e strategjisë është raport praktik për vete, ndërsa ky është instrument i të gjithë politikës së zgjerimit, nuk është vetëm monitorimi i progresit në harmonizimin e legjislacionit ose zbatimin e kritereve të Kopenhagës, sepse strategjia është pak më e gjerë. Ajo duhet t'i ofrojë mjete Komisionit për përballje me krizat e mundshme për krijimin e një presioni të caktuar, dhe kjo shihet, për shembull, në misionet e ekspertëve për të cilat po diskutohen. Misionet e ekspertëve janë në përputhje me komisionin tonë të Pribesë. Sistemi i tillë i vlerësimit të thellë në fusha konkrete do të vazhdojë të bëhet edhe në të ardhmen. Megjithatë, kjo nuk ka lidhje me raportin vjetor të shtetit dhe me progresin e tij. Këto janë dy gjëra të ndryshme", vlerëson Stojkovski.
Për atë nëse edhe këtë vit do të ketë datë për fillimin e negociatave nëse nuk arrihet zgjidhje e emrit edhe përkundër negociatave intensive, Troshanovski dhe Stojkovski, të inkurajuar nga progresi në bisedimet për kontestin vlerësojnë se është i mundur depërtim, por nuk e përjashtojnë përsëritjen e skenarit të vjetër tashmë të parë.
"Nëse negociatat dështojnë, absolutisht po. Por nëse negociatat rezultojnë me zgjidhje graduale të kompromisit dhe zbatimin e marrëveshjes, mund të pritet Greqia të mos e bllokojë fillimin e negociatave. Ajo edhe ashtu mund të na bllokojë edhe më tej në çdo fazë të negociatave të kapitujve, ndërsa për ne është shumë e rëndësishme të kemi mentorim formal në BE, e cila e mundëson fillimin e negociatave. Vendi nuk mund të përballojë edhe disa vite "në dhomën e pritjes së BE". E kemi parë se si mungesa e perspektivës së BE-së në vitet e fundit "mbajti peng vendin" dhe mendoj që edhe disa vite jashtë nga ky proces, në mënyrë shtesë do t'i përkeqësojnë punët: kthim drejt retorikës nacionaliste, ofertë politike monoetnike, tendencat për defragmentim më të madhe të sistemit politik, etj ", thekson Troshanovski nga IDSCS.
Stojanovski sqaron se Komisioni mund të japë vetëm rekomandim për fillim të bisedimeve, ndërsa hapi i ardhshëm do të duhet të jetë diskutimi i parë për raportin në kuadër të Këshillit të BE-së ku do të trajtohen raportet në përgjithësi, do të duhet të përgatitet mbledhja e fundit e Këshillit Evropian më 28 dhe 29 qershor. Në Këshillin Evropian mund të diskutohet më tej dhe të sillen vendime konkrete për përcaktimin e datës për fillim të bisedimeve apo hapa të tjera të cilat mund të ndërmerren.
"Nëse ekziston vullnet politik tek Bashkimi Evropian për hapje të procesit apo për ndryshim të procesit atë që mund të presim midis 17 prillit dhe 28/29 qershorit është një lloj para skrining (monitorim i thellë i punëve në çdo kapitull që të mund të përgatiten pozicionet e KE-së). Para skrining mund të vendosë Komisioni për të bërë në kapitujt më të rëndësishëm - 23 dhe 24 sepse ato lidhen me kriteret politike me funksionimin e institucioneve, me gjendjen e demokracisë dhe sundimin e ligjit dhe ajo do të mund t'i japë mundësi Komisionit të jetë më i përgatitur për vendimin e Këshillit Evropian. Nëse nuk shpejton me këtë atëherë realisht skriningu do të mund të ndodhë gjatë verës, sepse, le të supozojmë se nuk kemi asnjë problem tjetër, vendimi i Këshillit Evropian në qershor, unë personalisht pres që të përcillet me hapjen formale të bisedimeve deri në fund të këtij viti. Ky supozim është nëse problemi me emrin zgjidhet", thotë Stojkovski.
Ndërsa nëse kemi parasysh çështjen e emrit, atëherë Komisioni, thotë, do të dorëzojë raport me rekomandim të pastër, Këshilli do të vendosë për fillim të bisedimeve të plota, apo me ndonjë formë tjetër, me konsensus të të gjitha vendeve anëtare.
"Por, nëse nuk kemi asnjë problem, duke parë vetëm se si shkojnë hapat dhe se çfarë mund të pritet, atëherë unë personalisht në qershor pres datë për bisedime dhe hapje të negociatave në fund të këtij viti", thotë Stojkovski.
Sipas tij, nëse arrihet zgjidhja e emrit atëherë pret një marrëveshje xhentile të të dy palëve, pa marrë parasysh nëse do të përfundojë me ratifikimin në të dy parlamentet, beson se do të ketë presion për ta mbyllur atë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail