KE: Bashkëpunim i mirë rajonal, e domosdoshme zgjidhja urgjente e çështjes së emrit

Shkup, 19 prill 2018 (MIA) - Maqedonia mban marrëdhënie të mira me shtetet e tjera në rajon dhe në mënyrë aktive merr pjesë në nismat rajonale. Janë bërë hapa të rëndësishëm për përmirësimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, posaçërisht me arritjen e Marrëveshjes bilaterale për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe ndërtimin e besimit me Greqinë, vlerëson KE në raportin më të ri për përparimin e vendit.
Në pjesën e raportit për bashkëpunimin rajonal, ceket se marrëdhëniet me Bullgarinë u përmirësuan me ardhjen e Qeverisë së re. U nënshkrua Marrëveshje për fqinjësi të mirë mes dy vendeve, që rezultoi me arritjen e një serie të marrëveshjeve bilaterale. Në nëntor të vitit të kaluar u mbajt edhe mbledhje e përbashkët e qeverive të të dy vendeve në Strumicë.
Marrëdhëniet me Greqinë u përmirësuan, posaçërisht në gjysmën e dytë të vitit 2017. Bisedimet formale për çështjen e emrit u ripërtërinë në dhjetor të vitit të kaluar. Është e domosdoshme zgjidhja urgjente e çështjes së emrit, Bisedimet për këtë çështje që po zhvillohen me ndërmejtësim të KB-së po intensifikohen. Diskutimet konstruktive mes kryeministrave dhe ministrave të punëve të jashtme të të dy vendeve ndikojnë pozitivisht në përmirësimin e besimit të ndërsjelltë. Ministrat e punëve të jashtme të të dy vendeve patën disa takime bilaterale. Kryeminsitri Zaev e vizitoi Selanikun dhe u takua me prefektin, ndërkaq vazhduan edhe bisedat konstruktive për implementimin e masave për ndërtim të besimit. Deklaratat e dy kryeministrave në janar të këtij viti, riemërimi i aeroportit në Shkupi dhe i autostradës, ishin shenja konkrete për përforcim të besimit të ndësjelltë. Kjo u shoqërua edhe me zhbllokimin e fazës së dytë të Marrëveshjes për stabilizim dhe asociim dhe inkuadrimin e Maqedonisë në Strategjinë e BE-së për Rajonin e Adriatikut dhe Jonit. Lidhjet ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve vazhduan të zhvillohen normalisht, thekosn KE.
Marrëdhëniet bilaterale me Shqipërinë janë intensifikuar pas zgjedhjes së Qeverisë së re. Është mbajtur mbledhje e përbashkët ndërqeveritare dhe janë nënshkruar disa marrëveshje bilaterale për përmirësim të bashkëpunimit.
Marrëdhëniet me Kosovën vazhdojnë të zhvillohen. Kryeministri Zoran Zaev e vizitoi Prishtinën në dhjetor të vitit të kaluar. U nënshkrua marrëveshje për hapje të vendkalimit të ri kufitar dhe është arritur marrëveshje për mbajtjen e mbledhjes ndërqeveritare. Pati tensione të caktuara pas vendimeve lidhur me pjesëmarrjen e shtetasve kosovarë në ngjarjet e Kumanovës në vitin 2015.
Marrëdhëniet me Serbinë në përgjithësi janë të mira. Pati tensionime sporadike, por ato u tejkaluan. Kryeministri Zaev e vizitoi Beogradin në nëntor të vitit 2017, thuhet në raportin e KE-së.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail